29 Dhjetor 2024

Paundi britanik pëson rënie të ndjeshme

Londër, 17 tetor - Monedha britanike, paund, ka pësuar rënie të ndjeshme gjatë dy javëve të fundit dhe aktualisht ka shkëmbimin më të ulët përballë dollarit amerikan, duke humbur 20 përqind të vlerës që nga votimi për të dalë nga Bashkimi Evropian.

Analistët thonë se tani që po bëhet e qartë se Britania mund të përballet me një Brexit të vështirë - që mund të shoqërohet me largimin nga tregu i njësuar i Bashkimit Evropian - ka shkaktuar shitje masive të aksioneve.

Nga ana tjetër, rënia e vlerës së monedhës britanike po ofron mundësi për turistët e huaj që vizitojnë Britaninë.

Pak ditë më parë, një produkt tradicional britanik Marmita, u bë viktima e parë e zhvlerësimit të monedhës angleze.

Kompania prodhuese, Unilever, thotë se rënia shkaktoi rritjen e kostos së importit, të cilën do ta përcjellë tek shitësit. Supermarketi më i madh britanik e refuzoi këtë. Kështu, Marmita dhe disa produkte të tjera të kompanisë Unilever filluan të zhduken nga raftet.

Mosmarrëveshja u zgjidh, por analistja Kathleen Brooks thotë se kjo është rezultat i votimit për largim nga BE.

“Marmita mund të paketohet në Mbretërinë e Bashkuar por të gjithë përbërësit e madje edhe kavanozat importohen nga jashtë. Blerjet bëhen me monedhat e huaja por shitja e produktit bëhet me paund.”

Përfundimisht, konsumatorët do ta pësojnë nga rënia e vlerës së paundit.

“Po bëhet e qartë se tregu nuk mendon se rezultati i Brexit dhe ndikimi i tij do të jetë një lajm i mirë për ekonominë. Një ekonomi britanike e tkurrur nënkupton një monedhë të dobët. Kjo do të ulë standardet e jetesës në Mbretërinë e Bashkuar sepse këto janë mallra të konsumit”, thotë analistja Brooks

Por disa industri po përfitojnë. Turizmi po lulëzon ndërsa turistët e huaj kanë më shumë fuqi blerësi kundrejt paundit. Drek Hotter është turist nga Nju Jorku.

“Vizita në këtë kohë është në favorin tonë. Kemi ndjesinë se mund të shpenzojmë më shumë.”

Ish shefi i Bankës së Anglisë, Mevyn King, thotë se Brexit po arrin atë që politikëbërësit s’e bënë dot.

“Gjatë fushatës së referendumit, dikush tha” rreziku i vërtetë i Brexit janë normat e larta të interesit, çmime më të ulta për shtëpitë dhe normë të ulët të shkëmbimit të parave. Thashë, të ëndërrojmë. Sepse kjo është ajo që jemi munduar të arrijmë gjatë tre viteve të fundit. Tani kemi një shans që kjo të realizohet.”

Por rënia e vlerës së monedhës britanike sjell dhimbje për konsumatorët. Disa analistë thotë se paundi do të bjerë edhe më shumë ndërsa pritet rritja e shpejtë e inflacionit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)