28 Dhjetor 2024

Paundi britanik ka rënë në nivelin më të ulët

Londër, 16 janar - Paundi britanik ka rënë në nivelin më të ulët në më shumë se tre muaj, pas raporteve se Britania do të braktisë tregun e përbashkët të Bashkimit Evropian, në kuadër të daljes nga blloku.

Paundi ka rënë në një kohë të hënën nën 1.20 dollarë.

Monedha ka rënë edhe kundrejt euros, në rreth 1.13, në tregun aziatik.

Analistët thonë se tregtarët kanë reaguar ndaj raporteve se kryeministrja e Britanisë, Theresa May, do të shfrytëzojë një fjalim të martën për të sinjalizuar daljen e vendit nga BE-ja.

Sipas disa raporteve, ajo do të sinjalizojë tërheqjen nga tregu i bërbashkët dhe unioni doganor, edhe pse Qeveria britanike i ka cilësuar këto si “spekulime”.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)