23 Dhjetor 2024

Pas 24 gushtit s'ka më doganë për makinat e blera

Tiranë, 16 gusht - Një makinë e prodhuar në vitin 1996 do të paguajë 300 mijë lekë në vit si taksë e makinës së përdorur.


Pas disa ditësh nuk do të paguajmë më taksën e doganës pas blerjes së një automjeti. Por, në vend të saj do të vendoset një taksë të përvitshme e cila në skemën e saj parashikon që automjetet e reja të cilat ndotin më pak si dhe ato me benzinë paguajnë më pak.

Përllogaritja e saj përcaktohet sipas  kësaj formule: Shumëzohen, cilindratata në CM3 e automjetit x Koeficenti fiks sipas vjetërsisë ku automjetet më të vjetra kanë koficent më të lartë dhe paguajnë më shumë x si dhe lloji i karburantit i cili është përkatësisht 25 lekë për naftën dhe 20 për benzinën që ndot më pak.

Ky keficent për tre vitet e para të makinës është 0 ndërsa në vitin e 4 është në masën e 0.18 dhe rritet me 0.02 për 10 vitet e para si dhe 0.04 për vitet e tjera.

Më konkretisht, kështu një makinë e prodhuar në vitin 1996 do të paguajë 300 mijë lekë në vit si taksë e makinës së përdorur.

Po ashtu pas datës 24 gusht shfuqizohen edhe taksat e qarkullimit dhe ajo e regjistrimit. Në ligjin e ri parashikohet që taksa e qarkullimit të mos paguhet më në drejtoritë rajonale të qarkullimit por të vilet në karburant.

Në taksën e re të qarkullimit parashikohet një taksë në vlerën e 5 lekëve në një litër deri në fund të vitit si dhe 7 lekë për litër pas 1 janarit. Kështu, ai që furnizohet me më tepër karburant, që automatikisht lëviz më tepër do të paguajë më shumë për taksën e qarkullimit e cila tashmë ka një skemë progressive ku ai që shfrytëzon më shumë infrastrukturën rrugore paguan më shumë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)