Partneriteti i rëndësishëm për tërheqjen e investitorëve Amerikan
Prishtinë, 26 gusht - Këshilli Kombëtar Shqiptaro Amerikan është çdo ditë e më tepër i përkushtuar në promovimin e Kosovës përball investoreve amerikan duke i inkurajuar ata për të investuar.
AvniMustafaj - Drejtor Ekzekutiv i Këshillit Kombëtar Shqiptaro Amerikan gjatë vizitës që i beri sot Odes Ekonomike tëKosovës me çrast u prit nga Kryetari i OEK-ut Safet Gërxhaliu me bashkëpunëtorë ka thënë se duhet të bëhet më tepër në eliminimin e barrierave të ndryshme në mes shteteve të rajonit me qëllim të promovimit të partneritetit dhe dialogut të mirëfilltë dhe nga e tera kjo do të reflektojë një fryme e re pozitive e cila do të inkurajoje këtainvestorëpër të investuar në një treg gjeografikisht më të zgjeruar dhe me popullate numerikishtë më të madhe.
\"Jemi të vetëdijshëm për rëndësinë e bashkëpunimit me Shtetet e Bashkuara të Amerikës nëveçanti falë kontributit që SHBA-të kanë dhëne për Kosovën qoftë në të kaluarën por edhe tani në shumë aspekte si politik, ekonomik, social, kulturor , edukativ etj. Prandaj e tëra kjo na obligon të avancohemi sa më tepër që është e mundur në bashkëpunimin ekonomik në mes të dy shteteve mike\", ka theksuar ai.
Kryetari i OEK-ut Safet Gërxhaliu ka theksuar se duhet vlerësuar lartë kontributin e KëshillitKombëtar Shqiptaro Amerikan për angazhimin unik përçështjenshqiptare e në veçantipërçështjen e Kosovës.
Biznesmen nga ky Këshillë kanë qenë dhe janë ndër shtyllat kryesore të procesit të privatizimit në Kosovë ku kapitalin e tyre te fituar në SHBA e investuan në Kosovë.
Ky Këshillë sipas Gerxhaliut është një dritare promovuese e realitetit kosovare dhe mbi të gjitha promotor i vlerave shqipëtare në SHBA ku përmes aktiviteteve permanente përmirëson imazhin e Kosovës kudo.
\"Është koha kur për investorët e huaj të krijohen kushte më të favorshme e në veçanti për mërgatën shqipëtare kudo qëështë të kemi një pako të veçantë stimuluese për investime. Duhet të eliminohendukuritë negative me të cilat ata ballafaqohen në Kosovë dhe vërtet ekonomia të ju prezantohet si prioritet nacional\", theksoi ai.
Në fund të dyja palët u pajtuan që të konkretizojnë bashkëpunimin me aktivitete të përbashkëta konkrete në sferën ndërkombëtare.