17 Maj 2024

Parqet e biznesit janë gjysmë funksionale

Prishtinë, 18 maj - Instituti për Studime të Avancuar GAP sot ka prezantuar analizën me temën Ligji për Zonat Ekonomike – ndikimi i tij në zhvillimin e parqeve të biznesit.

Kjo analizë u prezantua në një tryezën diskutimi, ku në mesin e të ftuarve kishte përfaqësues të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, deputetë të Kuvendit të Kosovës, përfaqësues të shoqërisë civile, si dhe përfaqësues të parqeve dhe inkubatorëve të biznesit.

Konferencën e hapi drejtori ekzekutiv i Institutit GAP, Agron Demi, kurse analizën e prezantoi autori i saj, Jeton Mehmeti.

Mehmeti, i cili punon si analistë politikash në Institutin GAP mes tjerash tha: ‘Për të lehtësuar punën e bizneseve, në vitin 2009 Qeveria e Kosovës miratoi Ligjin për Zonat Ekonomike, që kishte për qëllim krijimin e zonave të caktuara, ku bizneset do të kishin kushte më të mira në krahasim me pjesët tjera të Kosovës për të zhvilluar veprimtarinë e tyre, respektivisht qasje më të lehtë në transport, energji, ujë dhe shërbime tjera të domosdoshme për bizneset.

Ai tha se nga përvoja e shteteve të zhvilluara kuptohet se funksionimi i zonave ekonomike ka qenë një element i rëndësishëm në zhvillimin e gjithëmbarshëm të vendit. Dhe kjo praktikë do të duhej të ishte e dobishme edhe për Kosovën.

Por, sa ka ndihmuar ky ligj në zhvillimin e zonave ekonomike në Kosovë dhe sa të tilla janë shpallur që nga hyrja në fuqi e këtij ligji?

Që nga viti 2009 Qeveria e Kosovës ka shpallur vetëm dy zona ekonomike, Parkun e Biznesit në Drenas dhe Parkun Teknologjik në Skenderaj. Kur dihet se ky i fundit ka dështuar krejtësisht si projekt, rezultati i Qeverisë brenda tre vjetësh ka qenë vetëm një zonë e krijuar.

Megjithatë, gjatë këtyre viteve janë krijuar një numër i parqeve të biznesit edhe në gjashtë komuna të tjera të Kosovës.

Disa nga to janë tejet funksionale, disa janë në fazën e kompletimit të infrastrukturës dhe disa në fazën fillestare të ndërtimit. Edhe pse asnjë nga to nuk është ‘legalizuar’ nga ana e MTI, dhe si pasojë edhe nuk është shpallur zonë ekonomike nga ana e Qeverisë, MTI vazhdon t’i promovojë ato si zona ekonomike.

Promovimi i tyre në njërën anë sipas tij krijon përshtypjen se legalizimi i tyre nuk është i domosdoshëm dhe si rezultat parqet e biznesit mund të funksionojnë edhe pa Ligjin për Zonat Ekonomike. Dhe në anën tjetër ngre dilemën nëse e gjithë procedura për legalizim është tepër e ndërlikuar dhe burokratike.’

Mehmeti më tej shtoi se "Megjithëse operimi në këto zona u ofron investitorëve një varg përparësish siç është qasja më e lehtë në infrastrukturë, dalje në rrugët kryesore, qira të volitshme, siguri më të madhe për bizneset, megjithatë, ekzistojnë edhe probleme të shumta me të cilat ballafaqohen investitorët."

Ai theksoi se sot shumica e parqeve të biznesit janë gjysmë funksionale, ka ngecje në ndërtimin e infrastrukturës së parkut, ka një përzierje të veprimtarive biznesore brenda një parku qofshin ato edhe të rrezikshme për njëra tjetrën, ka inkubatorë të biznesit me asnjë biznes, si dhe ka parqe që kanë dështuar tërësisht si projekt, të inicuara në bazë të modelit publiko-privat. Në analizën tone kemi kemi pasqyruar gjendjen aktuale në disa nga parqet e biznesit në Kosovë.’

Mehmeti përmendi edhe modele e sukseshme të Zonave Ekonomike nga shteti i Maqedonisë apo ai i Turqisë, të cilat mund të merren si shembull për Kosovën.

Pasi se Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Zonat Ekonomike është futur në programin legjislativ të Qeverisë së Kosovës për vitin 2012.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)