Parlamenti Europian kundër bisedimeve tregtare BE-ShBA
Strasburg, 15 mars - Parlamenti Europian (PE) votoi kundër një mocioni për nisjen e bisedimeve tregtare mes Bashkimit Europian dhe Shteteve të Bashkuara.
Në seancën plenare të zhvilluar në Strasburg të Francës, Parlamenti Europian zhvilloi një votim për nisjen e bisedimeve tregtare mes BE-së dhe ShBA-së. Votimi përfundoi me 223 vota kundër, 198 pro dhe 37 abstenime.
Komisioni i Tregtisë Ndërkombëtare i Parlamentit Europian u shpreh që fillimi i bisedimeve tregtare me ShBA-në përputhet me interesat e ndërmarrjeve dhe qytetarëve europianë, sepse mund të zbutë në mënyrë efektive tensionet tregtare mes vendeve të BE-së dhe ShBA-së.
Komisioni këshillon që të nisen bisedimet në bazë të projektmarrëveshjes mes Komisioni Europian dhe ShBA-së për tregtinë industriale dhe vlerësimin e kualifikimit. Ai vuri në dukje gjithashtu që kjo marrëveshje industriale do të arrihet vetëm kur ShBA-ja të heqë taksat doganore mbi hekurin e aluminin dhe të mos shtojë tarifat doganore mbi automjetet dhe pjesët e tyre të këmbimit.
Ndërkohë, Parlamenti Europian përmendi "sanksionet me anë të tarifave doganore dhe praktikën e sanksioneve të ShBA-së", duke vërejtur që BE-ja nuk duhet të zhvillojë bisedime me ShBA në kushte kërcënimi.
Parlamenti Europian nuk merr pjesë drejtpërdrejt në negociatatat për traktatet ndërkombëtare, por ka të drejtën e vetos.