Parku i Biznesit, storie e suksesit në Kosovë
Prishtinë, 1 nëntor - Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Ismet Mulaj, i shoqëruar nga zëvendësministri, Avni Kastrati, kreu i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu dhe zëvendës ambasadori gjerman në Kosovë, Matthias Kiesler, të shtunën vizituan Parkun e Biznesit në Drenas.
Me këtë rastë ata takuan përfaqësuesit e bizneseve prodhuese të ashensorëve, të përpunimit të llamarinës, atë të përpunimit të drurit dhe riciklimit të pllastikës. Ministri Mulaj u interesua për kushtet e punës dhe plasmanin e produkteve të tyre brenda dhe jashtë vendit. Me këtë rastë ata u informuan me kushtet që ofron ky Park i Biznesit, me problemet e prodhuesve që kanë, me numrin e punëtorëve dhe investimet e bëra nga ta. Parku i Biznesit dikur ishte burim i lajmeve të këqija, sot është tregim i suksesit.
Në këtë park tani janë të vendosur 37 kompani dhe deri në fund do të vendosen edhe katër të jtjera. Sic u informova shumë prej tyre tashmë janë funksionale dhe kanë të punësuar rreth 350 persona, përderisa investimet e deritashme nga ndërmarrjet kapin shifrën rreth 15 milionë euro. Derisa bizneset tjera janë duke u përgatit të fillojnë prodhimin e tyre, ne presim që në këtë hapësirë të investohen rreth 40 milionë euro që do të mundësonin hapjen e rreth 1000 vende pune, tha Mulaj.
Sipas tij, puna që është duke u bërë në këtë Park Biznesi tregon më së miri se biznesi privat, kur nuk është i varur nga politika mund të rrit investimet, hap vend pune dhe rris eksportin.
Biznesit privat i duhet stabilitetit politk për të shtuar kapacitetin e saj dhe të eleminoj barrierrat tregtare. Në këtë aspekt prej vitit 2012 deri në vitin 2014 MTI ka ndihmuar këtë ambient biznesi me investimet e veta për të ofruar kushte me te mira për të bërë biznes, vlen të theksohet se është bërë përmirësim i infrastrukturës fizike, duke përshirë përmirësimin e rrjetit të ujësjellësit ku tanimë ka furnizim të rregullt me ujë, poashtu është investuar edhe në zgjerimin e kapaciteteve energjetike ku nga 2040 kilovat në 4440 kilovat është rritur kapaciteti energjetik dhe është duke u bërë furnizim i rregullt dhe me kapacitete të plota energjetike. Poashtu në bashkëpunim me PTK është duke shikur mundësit e instalimi i telefonisë fikse dhe si përfundim i komplet të kësaj infrastrukture brenda parkut është se kanë filluar punimet edhe në ndërtimin e Impiantit për bizneset e vendosura në Park, tha ministri Mulaj.
Përmirësimi i kushteve për të bërë biznes në Kosovë është pasqyruar edhe në raportet prestigjioze ndërkombëtare. Kreu i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu, me këtë rast falenderoi Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë për përkrahjen që iu është dhënë afaristëve në Parkun e Biznesit.
Ky është një shembull i mirë që tregon se ndihma e bizneseve nga shtetit reflekton në hapjene e vendeve të reja pune dhe ndryshimin e balancit tregtarë, tha Gërxhaliu.
Për zëvendës ambasadorin gjerman në Kosovë, Matthias Kiesler, ky park është storie e suksesit për Kosovën, që duhet promovuar më shumë tek investitorët potencial të huaj. Unë do të angazhohem personalisht që ti bindi investitorët gjerman që të investojnë në Kosovë. Ky vend është një storie e suksesit për Kosovë, tha Kiesler.