04 Janar 2025

Parandalohet kontrabanden e mallrave të tekstilit dhe atyre ushqimore

Prishtinë, 13 mars - Dje njësite e Doganës së Kosovës kanë arritur të kapin në dy raste të ndara sasi të mallrave të tekstili dhe atyre ushqimore ku vlera e mallrave në tentim kontrabande kalon 2000 euro.

Gjatë kontrolleve rutinore në fshatin Kqiq komuna e Mitrovicës Dogana ka ndaluar për kontroll automjetin Citroen me targa të Kosovës, në bagazh janë gjetur produkte ushqimore pa dokumentacion valid. Mallrat janë konfiskuar dhe personi në posedim është gjobitur.

Po të njëjtën ditë gjatë kontrollimit të autobusit me targa të Novi Pazarit të relacionit Serbi – Kosovës janë gjetur mallra pa dokumentacion kryesisht veshje tekstili edhe për këto produkte pronari I tyre nuk posedonte dokumentacion, prandaj konsiderohet i kontrabanduar dhe si I tillë I është nënshtruar konfiskimit dhe gjobitjes.  

Dogana fton qytetarët që të thërrasin në telefonin 0800 50 095 nëse hasin apo shohin keqpërdorime dhe kontrabandim, sepse vetëm së bashku mund të mbrojmë dhe ndërtojmë shtetin tonë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)