08 Janar 2025

Parandalohet kontrabanda me tjegulla

Prishtinë, 5 nëntor - Dogana e Republikës së Kosovës ka bërë të ditur se dje ka zhvilluar një aksion në magjistralen Zubin Potok - Mitrovicë.

Në orët e pasdites dy maune me targa të Serbisë kanë tentuar të futen ilegalisht, këto dy maune nuk kanë ndaluar që nga momenti i hyrjes në pikat kufitare në asnjërin terminal.

Dogana e Kosovës përmes njësive të saj operative ka vërejtur se maunat kanë devijuar rrugën dhe kanë vazhduar në magjistralen për në drejtim të Skenderaj.

Njësit e anti-kontrabandës kanë reaguar duke arritur të ndalnin këto dy maune me dyshimin se nuk janë kryer obligimet Doganore dhe kanë tentuar të kontrabandohen.


Në të dy maunat janë gjetur 52 paleta me tjegulla 4 paleta me kulmarë. Kompania ka prezantuar fatura të blerjes së brendshme por që të cilat pas verifikimit nuk korrespondonin me gjendjen reale pasi është verifikuar se maunat në fjalë kanë hyrë në Kosovë përmes Pikë kalimit kufitar Bërnjak.

Njësitet e Doganës kanë konfiskuar mallrat, iniciuar procedurën kundërvajtje si dhe në këtë rast janë konfiskuar edhe maunet të cilat bartnin mallrat e kontrabanduara. Dogana e Kosovës ka filluar hetimet lidhur me këtë rast pas konsultimit me prokurorin e shtetit.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)