21 Dhjetor 2024

Parandalohet edhe një rast i kontrabandës me mallra

Prishtinë, 13 prill - Policia e Kosovës, Njësitet e Task-Forcës operative të Drejtorisë Rajonale të Policisë Kufitare Lindje, pas pranimit të informatave nga terreni për lëvizje të dyshimta në brezin kufitar, kanë ndërmarrë masa të nevojshme operativo-taktike, duke intensifikuar kontrolle në rrugët e brezit kufitar dhe rrugët dytësore të fshatrave të Vitisë dhe si rezultat i kësaj është parandaluar një rast i kontrabandës me mallra.

   Sot më 13.04.2023 Njesitë policore të kësaj task force kanë kryer vëzhgimin e rrugëve malore që lidhen nga Konquli-Serbi me fshatin Korminjan-Republika e Kosovës,  ku rreth orës 19:30, në rrugë malore është ndaluar një traktor me rimorkio, i cili drejtohej nga personi i dyshuar m/serb, me iniciale( J.J), nga një fashat i komunës së Ranillug-ut.

   Gjatë kontrollit është vërejtur se kishte pasur të ngarkuara  (20) arka të birrës "Tuborg"; (50) arka të birrës  "Zajqevsko"  dhe (2550) zogj (shpezë) të vegjël.

Malli dyshohet të jetë kontrabanduar nga territori i Serbisë dhe ishte futur ne Republikën e Kosovës në mënyrë  ilegale.

   I dyshuari i lartcekur me iniciale është arrestuar dhe është shoqëruar për intervistim në Stacionin Policor për Mbikëqyrjen e Kufirit.

Rasti është trajtuar nga njësitë përkatëse policore nga Drejtoria Rajonale e Policisë Kufitare Lindje në koordinim me prokurorinë përkatëse,  Doganat e Republikës së Kosovës dhe AVUK-në.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)