22 Dhjetor 2024

Papunësia në Poloni arrin 11.9 për qind

Varshavë, 28 qershor - Shkalla e papunësisë në Poloni është duke u zvogëluar tashmë tre muaj me radhë prej 12.3 për qind në prill, në maj është zvogëluar në 11.9 për qind.

Numri i polakëve të papunësuar në maj arrin 1.91 milionë banorë ose 69.000 më pak se muajin e kaluar, bënë të ditur nga shërbimi statistikor nacional.

Rezultatet janë më pak të mira prej 12-të për qind të cilat i parashikoi Ministria polake e Punës.

Shkalla e papunësisë në Poloni për muajin maj të vitit 2009 , arrinte 10.7 për qind. Shteti qendror evropian ishte anëtarja e vetme e BE-së e cila regjistronte përparim ekonomik në vitin 2009, kur ekonomia e Polonisë shënoi rritje prej 1.8 për qind në krahasim me vitin 2008. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)