Papunësia në Gjermani vazhdon të bie
Berlin, 1 dhjetor - Përmirësimi i gjendjes në tregun gjerman të punës vazhdoi edhe në nëntor.
Numri i të papunëve ra në 2,931 milionë - këta janë 14.000 më pak sesa në muajin pararendës dhe 284.000 më pak sesa një vit më parë, bëri të ditur Agjencia Federale e Punës në Nyremberg.
Shkalla e papunësisë vazhdon të jetë te 7,0 për qind. Në tetor numri i të papunëve ra për të parën herë që prej rreth dy vjetësh nën kufirin e tre milionëve.