22 Dhjetor 2024

Papunësia në eurozonën në nivel të lartë rekord

Bruksel, 1 maj - Niveli i papunësisë në 16-të vendet në eurozonën gjatë muajit mars, arriti rekord 10 për qind, ndërsa më shumë se 100.000 njerëz, vetëm gjatë muajit të kaluar mbetën pa punë.

 

Këto janë të dhënat e fundit të Agjencisë evropiane për statistikë Eurostat.

Megjithatë, papunësia në eurogrupin në mars mbeti i njëjtë si gjatë muajit shkurt. Sipas të dhënave të Eurostat-it, Spanja ka rritur nivelin e papunësisë dhe arriti madje 19.1 për qind, ndërsa nga ana tjetër Latvia ka nivel rekord të papunësisë ose 22.3 për qind.

Për dallim nga këto dy vende, Gjermania përjetoi përparim në këtë fushë dhe e zvogëloi nivelin e papunësisë prej 7.4 në 7.3 për qind.

Po ashtu edhe inflacioni në prill arriti 1.5 për qind, për dallim nga muaji i kaluar kur arrinte 1.4 për qind.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)