23 Dhjetor 2024

Pacolli kërkon integrimin ekonomik të popullit shqiptar

Tiranë, 9 korrik - Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli dhe ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Mimoza Kusari-Lila, janë takuar në Tiranë me kryeparlamentaren e Shqipërisë, znj Jozefina Topalli.

Zëvendëskryeministri Pacolli, ka falenderuar zonjën Topalli për gatishmërinë e vazhdueshme që ka treguar, për krijimin e një bashkëpunimi sa më të ngushtë ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë.

Pacolli në këtë kontekst, e ka njoftuar zonjën Topalli me angazhimet e tij, në drejtim të krijimit të kushteve për hapsirën e përbashkët ekonomike ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë.

“Kemi ide të qarta për reforma në Kosovë. Unë jam i vendosur që t'i çoj përpara idetë që integrojnë dhe fuqizojnë ekonomikisht popullin shqiptar”, ka thënë Pacolli.

Në anën tjetër, zonja Topalli përgëzoi zotin Pacolli për sjelljen e tij prej burrshtetasi gjatë procesit të krizës institucionale në Kosovë,  që rezultoi me zgjedhjen e një gruaje në krye të shtetit.

Ajo vlerësoi lartë idenë e ish presidentit Pacolli, për promovimin e një hapsire të përbashkët ekonomike.

“Është shumë i rëndësishëm krijimi i kushteve lehtësuese për bizneset. Dhe zoti Pacolli këtë e kupton më së miri”, ka thënë Topalli.

Edhe ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, ka inkurajuar zonjën Topalli, dhe qeverinë shqiptare për hapat që ka ndërmarrë së fundmi për lehtësimin e kushteve për bizneset në Kosovë dhe ka kërkuar vazhdimin e bashkëpunimit për të arritura të tjera në të ardhmen.

“Heqja e çmimeve referente është një hap shumë i rëndësishëm. Qeveritë e dy vendeve tona duhet të bashkëpunojnë në çdo fushë për të arritur suksese të përbashkëta”, ka vlerësuar Kusari-Lila.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)