Ozan premton rritjen e eksportit të Kosovës drejt Turqisë
Prishtinë, 10 mars - Sot, ministrja e Tregtisë dhe Industrisë dhe njëherësh edhe zëvendëskryeministrja, Mimoza Kusari-Lila, priti në takim ambasadoren e Turqisë, znj. Songul Ozan.
Ministrja Kusari-Lila e njoftoi amabsadoren Ozan për punën, prioritetet e kësaj ministrie, si dhe për anagzhimin e institucioneve të Kosovës për bashkëpunim me të gjitha ambasadat e vendeve të ndryshme që gjenden në Kosovë.
Po ashtu ambasadorja Ozan u njoftua nga ministrja Kusari Lila edhe rreth zhvillimeve aktuale ekonomike e tregtare në Kosovës, si dhe rreth rrtijes së shkëmbimeve tregtare të Kosovës kundrejt Turqinë.
Ndërkaq, ambasadorja Ozan tha se Turqia ka qenë dhe do të jetë pranë Kosovës në rrugëtimin e saj drejt zhvillimit institucional dhe ekonomik, si dhe u zotua se do të përkrahë dhe do të ndihmojë përmes formave institucionale në hulumtin e mundësive për rritjen e eksportit të Kosovës drejt Turqisë.
Të dyja bashkëbisedueset u pajtuan për thellimin e bashkëpunimit të ndërsjellë në fusha me interes për të dyja vendet.