20 Prill 2025

OSHP anulon tenderin që nuk ekzistonte fare

Prishtinë, 26 shtator - Përmes një vendimi Organi Shqyrtues i Prokurimit (OSHP) që drejtohet nga Hysni Hoxha, para pak ditësh ka anuluar një tender të Ministrisë së Forcës dhe Sigurisë së Kosovës (MFSK) e cila drejtohet nga Agim Çeku.

Në vendim të OSHP-së, thuhet se tenderi “Shërbimet e mbikëqyrjes, revidimit të projekteve për nevoja të FSK-së”, është anuluar nga Organi Shqyrtues Publik (OSHP), pasi që ministra e cila drejtohet nga Agim Çeku, ka shkelur dispozitat e Ligjit të Prokurimit Publik (LPP).

Në vendimin e OSHP-së thuhet se kompania “Alb Architect”, si palë e pakënaqur ka bërë ankesë në OSHP, duke pretenduar se janë bërë shkelje esenciale të dispozitave të LPP-së. Kompania në fjalë ka pretenduar se ministra ka shkelur nenin 51 të LPP-së, që ka të bëjë me kritere diskriminuese si dhe nenin 60, që ka të bëjë më shërbime për çmim më të lirë.

Sipas vendimit për këtë çështje, OSHP-ja ka angazhuar ekspertin shqyrtues, ka mbajtur seancës dhe ka vendosur në favor të kompanisë ankuese.

Por, përkundër mundit dhe angazhimit, por del që tenderi në fjalë tash është në fazën fillestare, madje për këtë çështje deri më tash nuk ka konkurruar asnjë kompani.

Ibrahim Shala nga Ministra e Forcës dhe Sigurisë e Kosovës, thotë se në këtë tender nuk kanë ofertuar deri më tani asnjë Operator Ekonomik, sepse lënda ka qenë në proces të prokurimit. Mirëpo, dosjen e tenderit, sipas tij, e kanë tërhequr 32 operatorë ekonomikë.

Ai thotë se për këtë tender nuk është shpërblyer asnjë operator ekonomik, pasi që operatori ekonomik ankues, është ankuar në fazën e tenderimit, gjegjësisht në fazën kur tenderi ishte ende i hapur.

“OSHP ka aprovuar si te bazuar ankesën e operatorit ekonomik ‘Alb–Architect’, nga Prishtina, se gjoja Autoriteti Kontraktues, ka vendosur kriter diskriminues, duke kufizuar pjesëmarrjen e operatorëve ekonomikë në këtë tender”, tha Shala

Ai thotë se FSK-ja nuk pajtohet me mendimin e ekspertit shqyrtues të OSHP-së me datë 17.09.2012, me vendim numër 228/12, ku e aprovon si të bazuar ankesën e ankuesit dhe kërkon që lënda në fjalë të shkojë në proces të ritenderimit në lidhje me aktivitetin e prokurimit: “Ritender i Mbikëqyrjes dhe Revidimit të Projekteve për nevoja të FSK-së dhe MFSK-së (Lot –II- dhe –III) me nr. të prokurimit 21700/12/026/211”, tha ai për “Zëri”.

Shala tha se gjatë shpalljes së tenderit janë respektuar në tërësi procedurat e prokurimit, sepse kriteret të cilat janë vendosur nga AK-ja nuk lejojnë konfliktin e interesit nga fillimi deri në përfundim të një projekti, ndërsa konstatimi i ekspertit shqyrtues, mendojmë se e mundëson këtë konflikt të interesit nga fillimi gjer në përfundim të një projekti.

Shala tha se MFSK-ja ka vendosur këtë kriter për arsyen e vetme, sepse nuk ka dashur që të njëjtin operator, i cili do ta bëjë mbikëqyrjen e projekteve, ta bëjë ndërtimin, revidimin, si dhe projektimin.

“Ky kriter është vendosur nga AK-ja me të vetmin qëllim dhe arsye se i njëjti OE të mos e bëjë: projektimin, revidimin, ndërtimin dhe mbikëqyrjen e projekteve, me një fjalë t’i jepet mundësia të njëjtit OE t’i kryejë të gjitha shërbimet dhe punët në objektet e MFSK–së, sepse kjo është drejtpërsëdrejti konflikt i interesit dhe nuk garanton se shërbimet dhe punët do të kryhen në nivelin e duhur, sepse të gjitha këto aktivitete shkrihen në një aktivitet, dhe mungon transparenca e duhur nga OE”, tha ai.

Gazeta i ka dërguar pyetje zyrtare edhe OSHP-së, por kjo e fundit nuk është përgjigjur gjatë gjithë ditës.

Por, përmes një vendimi OSHP-ja është arsyetuar se në vendim në mënyrë të gabuar është shënuar “procesverbali mbi hapjen e ofertave, vendimi mbi themelimin e komisionit të vlerësimit, raporti i vlerësimit të ofertave, njoftimi mbi dhënie të kontratës që nuk është dashur të ceket për arsye se operatori ekonomik ‘Alb Architect’, ka parashtruar ankesë gjatë fazës të tenderimit për shkak se MFSK-ja ka paraparë kritere diskriminuese në dosje të tenderit”, thuhet në vendimin e OSHP-së.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)