21 Dhjetor 2024

Organizata Botërore e Tregtisë rrit parashikimin për tregtinë globale në 2023

Gjenevë, 5 prill - Organizata Botërore e Tregtisë (OBT) rriti nga 1 në 1,7 për qind pritshmërinë e saj të rritjes lidhur me tregtinë globale për vitin 2023, transmeton Anadolu.

OBT-ja publikoi raportin e saj të muajit prill lidhur me pamjen dhe statistikat e tregtisë globale.

Në raport njoftohet se parashikimi lidhur me rritjen e tregtisë globale të mallrave për vitin 2023 është rritur nga 1 në 1,7 për qind me pritshmërinë për një rimëkëmbje në ekonominë globale. Kjo do të jetë sërish nën mesataren 2,6 për qind në 12 vitet e kaluara që nga rënia e vëllimeve të tregtisë pas krizës financiare globale në vitin 2008.

Efektet negative të tensioneve gjeopolitike, problemet e ofertës në tregun ushqimor dhe rritja e normave të interesit përballë inflacionit, mund të ulin rritjen e pritur këtë vit në tregtinë globale, thuhet në raport.

"Tregatia globale e mallrave pritet të rritet 1,7 për qind këtë vit, me efektet e pasigurisë së luftës në Ukrainë, inflacionit të lartë këmbëngulus dhe pasigurisë së politikës së shtrënguar monetare dhe në tregjet financiare".

Drejtoresha e Përgjithshme e OBT-së, Ngozi Okonjo-Iweala, në vlerësimin e saj lidhur me raportin, ka thënë se tregtia është një fuqi që siguron fleksibilitet në ekonominë globale.

"Por në vitin 2023, tregtia globale do të vazhdojë të mbetet nën presionin e faktorëve të jashtëm. Kjo situatë e bën edhe më të rëndësishme për qeveritë që të parandalojnë ndërprerjet tregtare dhe të shmangin vendosjen e barrierave tregtare", ka shtuar më tej Okonjo-Iweala.

Ndërkaq, kryeekonomisti i OBT-së, Ralph Ossa, ka deklaruar se efektet e COVID-19 që vazhdojnë dhe tensionet gjeopolitike në rritje janë faktorët kryesorë që kanë ndikuar tregtinë dhe prodhimin në vitin 2022 dhe se kjo ka të ngjarë që të vazhdojë edhe në vitin 2023.

Më tej, Ossa ka thënë se qeveritë dhe rregullatorët duhet të jenë në gatishmëri kundër kësaj dhe rreziqeve të tjera financiare, të tilla si dobësitë në sistemin bankar, në muajt e ardhshëm.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)