Opel Astra automobil i vitit 2010 në Maqedoni
Shkup, 4 shkurt - Duke fituar katër vota nga anëtarët e jurisë kombëtare, Opel Astra ishte më e suksesshme se konkurrentët tjerë. Chevrolet Cruze dhe Volksëagen Polo fituan nga një votë. Juria sivjet vendosi të ndajë edhe mirënjohje të posaçme për masovizimin e teknologjisë hibride të Honda-s.
Zgjedhja e automobilit të vitit në Maqedoni sivjet zgjedhet për të 15-tën herë. Juria në përbërje: Zoran Kocev, Lupço Mihajllovski, Vlladimir Ristoviq, Goran Antevski, Agron Sulejman dhe Tomosllav Bilarac, në pajtim me rregullat e zgjedhjes dhe kriteret sipas të cilave vlerësohen automjetet, zgjodhën automobilin e vitit 2010 në Maqedoni në mesin e finalistëve të sivjemë Suzuki Alto, Volksëagen Polo, Opel Astra, Hyundai i20, Chevrolet Cruze, Kia Soul, Honda Insight dhe Seat Exeo.
Kriteret, sipas të cilave vendosi juria janë: të qenurit adekuat dhe oferta në tregun vendor, ekonomizimi dhe të pranuarit ekologjik, siguria dhe zbatimi i të arritjeve teknologjike, cilësive vozitëse, disejnit, komoditetit dhe pajisjes.
Bartës të deritanishëm të titullit Automobil i vitit në Maqedoni janë: Fiat Bravo/Brava (1996), Renault Megane (1997), Opel Astra (1998), Shkoda Octavia (1999), Fiat Punto (2000), Seat Leon (2001), Toyota Corolla (2002), Mazda 6 (2003), Mazda 3 (2004), Seat Altea (2005), Volksëagen Passat (2006), Opel Corsa (2007), Kia Cee\'d (2008) dhe Volksëagen Golf vitin e kaluar (2009).