OPEK, çmimi i naftës bruto 106.8 dollarëve për fuçi
Vjenë, 18 tetor - Pas rënies për pesë javë me radhë, çmimi i naftës bruto nga OPEK-u pësoi rritje javën e kaluar dhe arriti nivelin e 106.8 dollarëve për fuçi.
Javën e kaluar, Parlamenti i Sllovakisë miratoi projektin mbi zgjerimin e \"Mekanizmit të stabilitetit financiar të Evropës\", gjë që shtoi shpresat për zgjidhjen e krizës evropiane të borxheve.
Krahas këtyre, disa të dhëna të ekonomisë amerikane nuk u rezultuan aq të këqija sa parashikimet. Edhe Agjencia Ndërkombëtare të Energjisë dhe OPEK-u ulën përkatësisht parashikimet për rritjen e kërkesës globale për naftë.
Të gjitha këto elemente penguan në një farë mënyre rënien e më tejshme të çmimit të naftës.
Analistët thonë se në të ardhmen, prirja e zgjidhjes së krizës së borxheve në Evropë do të jetë elementi më kryesor me ndikim në çmimin e naftës