25 Dhjetor 2024

OPEC-u ruan nivelin e prodhimit të naftës

Vjenë, 16 dhjetor - Anëtarët e kartelit të naftës OPEC, thanë se do të mbajnë të njëjtin nivel prodhimi, pavarësisht rritjes së tij nga Libia.

Vendet anëtare të OPEC-ut ranë dakord të ruajnë të njëjtin nivel prodhimi prej 30 milionë fuçish në ditë, pas bisedimeve që patën në Vjenë.

Angela Agoa-wike, kreu i Departamentit të Marrëdhënieve me Publikun dhe Informacionit pranë OPEC-ut, shtoi se kjo shifër përfshin edhe prodhimin e naftës nga Libia. 

"Duke ndjekur zhvillimet dhe pasiguritë e kërkesës së tregut, konferenca vendosi të mbajë të pandryshuar nivelin prej 30 milionësh fuçi në ditë, përfshirë prodhimin e Libisë tani dhe në të ardhmen."

Libia ndaloi prodhimin e naftës gjatë 8 muajve të protestave, çka ndikoi në rritjen e çmimit të naftës.

Agoa-wike shtoi rritja e çmimit vitin e kaluar ndodhi për shkak të pasigurive për ekonominë botërore dhe tensioneve gjeopolitike.

"Ministrat vunë në dukje se luhatja e çmimeve gjatë vitit 2011 është reflektim i nivelit në rritje të spekulimeve me çmimet e mallrave, përkeqësuar nga tensionet gjeopolitike më tepër sesa nga kërkesë/oferta në tregje."

Zyrtarët e OPEC-ut thonë se marrëveshja për kufirin e prodhimit për gjysmën e parë të vitit të ardhshëm është në përputhje me kërkesën botërore për naftë të parashikuar prej tyre.

Megjithatë, në takimin e së mërkurës u ra dakord për të lënë vendet anëtare të ulin vullnetarisht prodhimin e tyre nëse ndiejnë nevojën për të siguruar ekuilibër në treg.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)