OPEC-u nuk mund të mbrojë më çmimin e naftës
Riad, 14 janar - OPEC-u nuk mund të mbrojë më çmimin e një fuçie naftë, në rënie që prej muajit qershor, theksoi sot ministri i Naftës së Emirateve të Bashkuara Arabe, Suhail al-Mazroui.
Duke iu drejtuar një forumi për industrinë e naftës në Abu-Dabi, ministri Al-Mazroui e cilësoi të nevojshëm që prodhimi i naftës argjilore, që shkakton uljen e çmimit të naftës bruto, të jetë më i kontrolluar.
\"Nuk mund të vazhdojmë të mbrojmë disa nivele çmimesh\", deklaroi ai, duke folur për Organizatën e Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC), ku bëjnë pjesë Emiratet e Bashkuara Arabe.
\"Ne kemi pasur një mbiprodhim të naftës, ardhur kryesisht nga nafta argjilore dhe kjo duhet korrigjuar\", shtoi Al-Mazroui.