OPEC shënon 50 vjetorin e themelimit
Vjenë, 10 shtator - Asnjë lëndë e parë nuk është më e domosdoshme për botën e industrializuar sa nafta. Para 50 vjetësh u themelua Organizata e vendeve importuese të naftës OPEC
Dy herë në vit takohen ministrat përkatës për të krahasuar ofertën me kerkësën për naftë dhe për të reaguar. Kjo kërkon komunikim. Vendet anëtare nuk duhet të nxjerrin dhe të ofrojnë më shumë naftë, nga ç'shitet, për të penguar rënien e çmimit.
Sot OPEC-u është instrument për rregullimin e çmimeve. Para 50 vjetësh themelimi i tij në Bagdad, si demonstrim i rizgjimit të vetëdijes të kolonive të mëparshme, nuk u muar seriozisht nga perëndimi.
Themeluesit Irani, Iraku, Kuvajti, Arabia Saudite dhe Venezuela me "Organisation of Petroleum Countries" donin të thyenin pushtetin e shoqërive perëndimore pör naftën dhe politikën e çmimeve, që e vlerësonin të padrejtë.
Për herë të parë bota e ndjeu fuqinë politike të OPEC-ut në vjeshtën e 1973
"The oil producing countries in the arab world decided to use their oil as a political weapon."
Nafta si armë politike - një lajm shokues në lajmet e mbrëmjes të stacionit NBC. Pas shpërthimit të luftës në Lindjen e Mesme OPEC-u bojkotoi dergesat e naftës në SHBA, por edhe në Rotterdam, portin më të rëndësishëm të naftës në Evropë.
Sheikët e mbyllën rubinetin e naftës. Vendet arabe të naftës donin të arrinin kështu tërheqjen e Izraelit nga lufta Yom-Kippur në territoret palestineze të pushtuara.
Kancelari austriak, Bruno Kreisky, për të cilin thuhej se kishte kontakte të mira me botën arabe, u përpoq të ndërmjetësonte në Vjenë, por më kot:
"Në qoftë se nafta sot kushton 400% e asaj, që ka kushtuar në vitin 1972, kjo të çon në fenomene krizash."
Vendet e industrializuara reaguan me masa të rrepta kursimesh dhe ndalim udhëtimesh. Kancelari gjeman Willy Brandt:
"Mendoj se duhet të vendosim ndalimin e qarkullimit të dielën." Në vitin 1974 shumë qeveri evropiane shpallën ditët pa makina. U fut sezoni i verës, për të kursyer energji.
Qëllimi ishte për t' u bërë më të pavarur nga nafta dhe OPEC-u. Presioni i OPEC-ut shkaktoi në perëndim transformime politike.
Bojkoti i naftës krijon terrenin për një lëvizje të re ekologjiste, që vë në pikëpyejte zhvillimin e e deritanishëm ekonomik dhe rolin e kompanive multinacionale të naftës. Por edhe konfliktet e interesave brenda OPEC-ut u shtuan.
Vendet më të varfra, si Algjeria dhe Libia, donin të shisnin më shumë naftë për më pak para, për të modernizuar shoqëritë e tyre të prapambetura. Sheikët me thesaret e mbushur plot nuk e kishin të nevojshme. Konfliktet e brendshme u shkarkuan në konkurencë të ashpër, por edhe në dhunë të shfrenuar.
Me 21 dhjetor 1975 ndërtesa e OPEC-ut në Vjenë u sulmua nga gjashtë terroristë gjatë një konferencave të ministrave përgjegjës.
Terroristët marrin 70 pengje dhe fluturojnë me avionë për në Algjeri dhe Libi. Mbeten tre të vrarë dhe një kaos i madh në qendrën e OPEC-ut në Vjenë. Mendohej se sulmi ishte kryer në llogari të kryetarit libian të shtetit Muammar Gaddafi.
Terroristi gjerman Hans-Joachim Klein, pjesëmarrës në sulm, tha më vonë se kishin dashur të impononin vendet e OPEC-ut për më shumë solidaritet me palestinezët.
Disa diplomatë të përfshirë në këtë çështje supozojnë arsye më profane: Gaddafi ka shprehur me dhunë zemërimin ndaj politikës së çmimeve të OPEC-ut.
Kjo u dëshmua shumë qartë për herë të parë në vitin 1979. Rrëzimi i shahut të Iranit dhe lufta ndërmjet dy vendeve të OPEC-ut, Iranit dhe Irakut i ngriti në rekorde të reja çmimet e naftës.
OPEC-u prodhon afro 40 përqind të prodhimin botëror të naftës. Por me shtimin e masave të kursimit të energjisë prodhimi ra. 1982 drejtori i atëhershëm i Shell-it Peter Mieling bën një bilanc jo pozitiv për OPEC-un.
OPEC-u në krizë: Vendet anëtare të tij nuk mundën të binin dakord për një strategji të përbashkët kundër rënies së çmimeve. Deri sot kjo arrihet vetëm pjesërisht, përmes një sistemi të komplikuar kuotash.
OPEC-u do të rifitojë ndikim, nëqoftëse kërkesa për naftë vazhdon të rritet në Azi, shpreson ministri ekuadorian i Energjisë, Wilson Pastor-Morris:
"Ne jemi shumë të kënaqur me zhvillimin e organizatës sonë. Ne kemi patut shumë suksese në vendet prodhuese. Dhe ne shpresojmë, që kjo organizatë do të ekzistojë edhe 50 vjet të tjera.
Për anëtarët e OPEC-ut është plotësuar një vizion kollektiv: Vizioni i një sovraniteti të përhershëm mbi burimet e veta të energjisë.
Por përse duhej të ishte Vjena, jo Londra, Parisi apo Nju Jorku selia e OPEC-ut? Këto shtete nuk vinin në konsideratë si kundërpeshë ndaj shoqërive të naftës. Fillimisht OPEC-u ishte në Gjenevë. 1965 hyri në një seli të re në Vjenë. Kryeqyteti i një vendi neutral, në hije të luftës së ftohtë me lidhje të mira me perëndimin dhe lindjen.
Një qytet i rrymave të rëndësishme të informacionit në këtë anë dhe në anën tjetër të perdes së hekurt, që ndante sistemet politike dhe përcaktonte biznesin e naftës.
Austria paguante për OPEC-un qerane dhe përfitonte nga marrëdhëniet e mira me Lindjen e Mesme edhe gjatë krizave të naftës. Austria është sot e kënaqur, që OPEC-u ka mbetur në Vjenë.