OPEC + ruan rritjen modeste të prodhimit
Paris, 4 tetor - Vendet anëtare të Organizatës së Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC) dhe aleatët e tyre zgjodhën sot të rinovojnë strategjinë e tyre të rritjes modeste të prodhimit, duke injoruar thirrjet për ta rritur atë dhe për të nxitur ngritjen e çmimeve.
“Duke marrë parasysh bazat aktuale të tregut të naftës (…), OPEC + ka konfirmuar rregullimin në rritje të prodhimit të përgjithshëm mujor prej 400 000 fuçi në ditë për muajin nëntor”, njoftoi karteli në një njoftim për shtyp, i publikuar në fund të një samiti të shpejtë të mbajtur me videokonferencë.
Tregjet, që shpresonin për një përshpejtim të ritmit, reaguan fuqishëm ndaj këtij vendimi: dy referencat për naftën e papërpunuar, në të dy anët e Atlantikut, ËTI dhe Brent, fituan përkohësisht më shumë se 3 për qind.
Shumë lojtarë dhe vëzhgues po llogarisnin një hapje më të fortë të “rubinetit” të arit të zi, pasi rritja e çmimeve, që ka qenë e rëndësishme javët e fundit, tani mund të përfaqësojë një kërcënim për inflacionin dhe rimëkëmbjen e ekonomive ende të dobësuara nga pandemia COVID-19.
Anëtarët e aleancës së prodhuesve kanë rënë dakord të takohen sërish më 4 nëntor.