OPEC përpiqet për të ulur tepricën në treg
Vjenë , 13 prill - Përfaqësuesi i Iranit në OPEC deklaroi se kjo organizatë po bën përpjekje për të ulur shitjen e tepërt të naftës në tregun botëror.
Muhamed Ali Khatibi, në fjalën e tij tha se anëtarët e OPEC-ut për të balancuar tregun e naftës, po bëjnë përpjekje për uljen e prodhimit dhe uljen e tepricës ekzistuese në tregun botëror të naftës.
Sipas vlerësimeve të bëra nga OPEC, niveli i rritjes së prodhimit të naftës bruto ka qenë më i madh sesa rritja e kërkesës për arin e zi.
Përfaqësuesi i Iranit në OPEC tha se ky fenomen ka lindur pas shfrytëzimi dhe nxjerrjes së naftës së rëndë në Amerikë për vitin 2013.
Ndër të tjera Khatibi tha se duke patur parasysh uljen e kërkesës për naftë në vendet e industrializuara, duhet të vendoset balancë mes kërkesës dhe prodhimit të arit të zi.