25 Dhjetor 2024

OPEC: Çmimin e naftës e rrisin spekulatorët

Vjenë, 8 dhjetor - Organizata e Vendeve Prodhuese të Naftës (OPEC), fajësoi të paktën si “pjesërisht përgjegjës” spekulatorët për çmimin e lartë të karburanteve në tregjet botërore.

Duke folur përpara një Kongresit Botëror të Naftës, Sekretari i Përgjithshëm, Abdulla Salem el Bedri, theksoi se bota ka “naftë me shumicë”, por sasia me të cilën spekulohet është 35 herë më e lartë se ajo që prodhohet.

”Ndërsa bota ka nevojë për 76 milion fuçi naftë në ditë, janë tre miliardë fuçitë që tregëtohen në bursat ndërkombëtare, duke e bërë çmimin për produktin përfundimtar shumë më të lartë se sa ai i prodhimit”.

Megjiathët, el Bedri e vlerësoi si të “arsyeshëm” çmimin aktual prej rreth 100 eurosh për fuçi. “Mendoj se çmimi aktual është i arsyeshëm për prodhuesit dhe konsumatorët. Ai lejon të dyja palët që të kryejnë investime, për të cilat ekonomia botërore ka shumë nevojë”.

Nga ana e saj, Maria van der Hoeven, shefja e Agjensisë Ndërkombëtare të Energjisë, kundërshtoi publikisht këtë qëndrim të OPEC-ut mbi çmimet.

“Për konsumatorët, çmimi i karburanteve është në mënyrë alarmuese i lartë. Deri në fund të vitit 2011, pritet që çmimi me të cilën të jetë tregëtuar nafta gjatë vitit të jetë më i lartë se sa në vitin e rekordit, në 2008-n dhe kjo është tërësisht e papranueshme”, deklaroi ajo.
 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)