OEK-u zgjeron bashkëpunimet
Prishtinë, 10 gusht - Oda Ekonomike e Kosovës, (OEK), ka nënshkruar një memorandum mirëkuptimi me Shoqatën për Teknologji të Informacionit dhe Komunikimeve, (STIK) për zhvillimin të përgjithshëm ekonomikë dhe shkëmbime të eksperiencave.
Kryetari i OEK-ut Safet Gërxhaliu tha se kjo marrëveshje është një urë lidhëse në mes këtyre dy institucioneve dhe do të shërben në të ardhmen që të promovoj teknologjinë e informacionit.
OEK-u është i përkushtuar që të bashkëpunojë në fushën e teknologjisë sepse kjo është një fushë që gjeneron vende të reja të punës. Numri i të punësuarve në teknologji për çdo ditë është duke u rritur dhe kjo dëshmon rendësin e kësaj shoqate të teknologjisë dhe informacionit, tha Gërxhaliu.
Ndërsa kryetari i bordit të STIK, Durmishali Smani tha se teknologjia është një burim i ri i zhvillimit ekonomikë që sipas tij, çdo aktivitet promovimi dhe bashkëpunimi për shoqatën është i mirëseardhur.
Nga kjo marrëveshje përfitues do të jemi të gjithë. Përparësitë që i ofron kjo marrëveshje janë se ofron komunikim të shpejt, raportime të shpejta etj. E rol të veçantë luan në afarizëm sepse kursen kohën, tha ai.
Elhami Ismajli