OEK-u përfaqësuesi me i rëndësishëm i biznesit
Prishtinë, 27 maj - Marcel Schwicker, drejtor i GTZ për Kosovë ka vlerësuar sot së Oda Ekonomike e Kosovës për GTZ dhe Qeverinë Gjermane është përfaqësuesi me i rëndësishëm i sektorit privat ne Kosove dhe për ketë arsye ky institucion duhet te jete dhe është i forte, qëndrueshëm dhe i besueshëm.
Ne konferencën për media me rastin e auditivit te jashtëm te OEK-ut ne procesin e realizimit te standardeve ISO 9001-2008 , Schwicker ka thënë se deri me tash ne eksperiencën e tij nuk ka hasur ne një Ode apo institucion tjetër i cili ne afatin prej nëntë muajsh te arrin te certifikohet për standardet me te larta ISO.
Ai theksoi se marrja e certifikatës duhet te përcillet me pune ne implementimin e përhershëm i standardeve ISO.
Po ashtu ndoshta edhe me e rëndësishme është mbajtja apo validiteti i kësaj certifikate. E kemi marre me lehtësi dhe kënaqësi lajmin se OEK-u pas një viti është certifikuar edhe një here dhe është verifikuar ky certifikim me një lehtësi relaitivish te madhe pa ndonjë problem, tha Schwicker.
Kjo sipas tij tregon se OEK-u është duke u zhvilluar ne drejtim te duhur, sepse nuk është e thënë qe vetëm te kesh punëtor kompetent por duhet pasur edhe struktura kompetente e cila është ne gjendje ti qoj proceset përpara.
Schwicker tha se udhëheqësia e OEK-ut me sukses i ka tejkalua disa periudhe turbulente pas shkuarjes se kryetarit te deritashëm dhe arriti qe me një lehtësi te madhe te përfundoj këtë proces, qe për te është një dëshmi kryetari dhe menaxhmenti i Odes janë ne rruge te drejte te udhëheqjes se proceseve përpara.
Kryetari I Odes Ekonomike te Kosovës, Safet Gërxhaliu theksoi se pas certifikimit te OEK-ut me ISO 9001-2008, ne qershor te vitit 2009, është bere verifikimi I funksionimit te këtij sistemi dhe se është bere auditimi I jashtëm I respektimit te ISO standardeve. Këtë certifikim e ka bere trupa e njohur ndërkombëtare certifikuese me seli ne Gjermani - ZDH ZERT.
Andaj sot kam kënaqësinë qe te ju komunikoj se OEK-u përfundoi me sukses procesin e auditivit te jashtëm ne përputhshmëri me standardet ndërkombëtare ISO 9001- 2008, tha Gërxhaliu.
Kryetari i OEK-ut theksoi se kjo dëshmon se Oda, gjegjësisht sistemi i menaxhimit te cilësisë se shërbimeve te saj është certifikuar, është valid dhe i njohur ndërkombëtarisht.
Njëkohësisht kjo është konfirmim i plote se OEK-u është duke funksionuar ne përputhshmëri te plote me standardet ndërkombëtare te cilësisë dhe se sistemi i cilësisë se shërbimeve te saj është ne nivel te njëjtë me te gjitha Odat e shteteve tjera, te cilat tashme e kane ngritur sistemin e menaxhimit te cilësisë sipas standardeve ISO 9001-2008, tha Gerxhaliu.
Ai iu falënderua GTZ dhe Odes se Zejtarëve te Dortmundit për ndihme dhe përkrahjen qe i kane dhënë realizimit te këtij projekti shume te rëndësishëm.
Me këtë do te ngritët atraktiviteti i Odes për anëtarësim nga komuniteti i biznesit dhe ne te njëjtën kohe OEK-u do te jete partner i denje për institucionet ndërkombëtare pasi qe Oda i përmbush te gjitha kriteret e dala nga këto standarde për një bashkëpunim dhe pjesëmarrje ne projektet e përbashkëta me partneret nga Evropa dhe me gjere.
Me këtë certifikim vërtetohet orientimi i Odes qe ti përkrah proceset integruese te Kosovës dhe qe komponentë ekonomike te jete ne fokus te Odes, pasi qe pa internacionalizimin e ndërrmarresise dhe pa zhvillimin e ekonomike, proceset politike do te janë me te vështirësuara..
Kryetari i OEK-u theksoi se e arritura me e madhe ne funksionimin e Odes është se ne te funksionon sistemi e jo individi.
Duke vlerësuar larte te arriturat e OEK-ut Carsten Harder, auditori i certifikimit te Odes theksoi se gjate auditivit ka marre argumente te forta se OEK-u funksionon sipas standardeve ISO 9001-2008.
Objektivat madhore te cilat OEK-u ia kishte parashtruar vetes para një viti janë plotësuar vërtet ne masë te shkëlqyeshme e qe është edhe rezultat i faktit se Oda ka strategjinë e zhvillimit për periudhe 2009-2013. Kjo tregon se nuk mendon ne korniza afatshkurtra por afatgjate. Gjate auditivit unë kam konkluduar se beret fjale për një sistem i cili funksionon si duhet, tha Harder.