OEK-u organizon debat lidhur me procesin e privatizimit
Prishtinë, 24 maj - Përfaqësuesit e Odës Ekonomike të Kosovës dhe Agjencisë së privatizimit janë marr vesh sot që brenda javës së ardhshme të organizohet një debat në të cilën do të flitet për procesin e privatizimit në Kosovë.
Pas takimit me menaxhmentin e AKP-së, kryetari i Odës, Safet Gërxhaliu ka thënë se është arritur marrëveshja qe javën e ardhshme do mbahet debat lidhur me procesin e privatizimit në Kosovë.
Në të do të janë të pranishëm përfaqësuesit e shoqatave dhe biznesmen te dalluara ne Kosove, do te jene anëtar te Kuvendit te OEK-ut, mediat po ne te njëjtën kohe do te jene edhe përfaqësuesit e te gjitha bankave dhe kompanive te sigurimit dhe do të debatohet se çfarë do te jete forma dhe qasja e përkrahjes se procesit te privatizimit, ne aspekt gjeneral si proces por ne te njëjtën kohe do te bisedohet për mundësit e përkrahjes te ndërmarrjeve individuale te cilat i kane kryer këto procese, tha kryetari Gërxhaliu.
Ai tha se gjatë takimit kishin bisede konstruktive dhe se nga kjo bisede kane rezultuar edhe aktivitete te cilat do ta vijojnë dhe do ta avancojnë këtë bashkëpunim.
Ju e dini se procesi i privatizimit ka kaluar neper sfida te shumta qofte nga e kaluara, qofte për hir te legjislacionit, qofte për hir te individëve te caktuar nga faktori ndërkombëtar mirëpo pozitive ne ketë proces është një sinergji e re, që me profesionalizmin e vet është duke u implementuar në Kosovë nga dita ne dite ne mënyre me profesionale dhe transparente.
Drejtori menaxhues i APK-së, Shkelzen Lluka tha se Agjencia është ë përkushtuar te rris komunikimin ne mes te gjitha palëve te interesuara ne proces.
Ne jemi te vetëdijshëm mbi rolin dhe rendësin e AKP-se dhe ne shohim veten si një shtytës te zhvillimit ekonomik te këtij vendi pasi qe privatizimi i suksesshëm dhe i mirëfilltë do te krijoj vende te reja te punës, për me tepër vende te qëndrueshme te punës, investime ne ato ndërmarrje dhe do te thotë qe do te krijoje edhe një zhvillim te gjithmbarshëm te vendit, tha Lluka.
Ai tha se AKP është duke punuar me një ritëm te përshpejtuar ne nxjerrjen e ligjeve te reja qe rregullojnë fushën e privatizimit, likuidimit, funksionimin e Odes se Veçante te Gjykatës Supreme, e cila për një kohe është pengesë ne zhvillimin e gjithmbarshëm te procesit privatizim.
Do te nxjerrim edhe një ligj te posaçëm e për Trepçën pasi qe Trepça konsiderohet si një ndërmarrje e rëndësie te veçante qe mund te ketë ndikim shume te madh ne zhvillimin e ekonomisë se Kosovës, tha drejtori i AKP-së.