15 Maj 2024

OEK, të ndalohet importi me dokumenta UNMIK/Kosovo

Prishtinë, 19 prill - Oda Ekonomike e Kosovës, në bashkpunim me  përfaqësuesit e Departamentit të Tregtisë dhe Inspektoriatit të Tregtisë pranë  MTI-së, si dhe doganave të Kosovës, organizoj një takim informues me ndërmarrjet nga komuniteti i biznesit, në lidhje me problematikën e mbishkrimeve me emërtimin UNMIK/Kosovo , praktikë kjo e cila akoma po aplikohet me rastin e importimit të produkteve nga shtettet fqinje, e në vecanti të produkteve nga Kosova.

Kryeinspektori i Tregut z. Ruzhdi Shehu, potencoj se Inspektorati i Tregut shum shpejt do filloj ndalimin e importimit të produkteve të cilat në tiketat mbi deklaracionin e mallit bartin në vete mbishkrimin e emertimit UNMIK/Kosovo, dhe se këto deklaracione duhet të rregullohen conform dispozitave ligjore të parapara me ligjet në fuqi ( Ligjit mbi tregtinë e brendshme, dhe  Ligjit  mbi konsumatorin).

Gjat debatit të hapur, në të cilin u shtruan shum pyetje dhe propozime nga ana e ndërmarrjeve tregtare si: Buçaj, Passable, Elektra, Insu Trade etj, u përshëndet një hapi tillë i ndërmarr nga institucionet kompetente të Kosovës, mirpo u kërkua që ky vendim të jetë obligativ për të gjitha ndërmarrjet importuesve, dhe të nxjerren dhe aktet tjera ligjore, të cilat do të rregullonin në mënyrë të specifikuar këtë lëmi.

Gjithashtu u kërkua që pë mallrat të cilat gjenden akoma në stoqe, të jepet një afat shtesë, në mënyrë që të krijohet koha e mjaftueshme për furnizimin dhe vendosjen e tiketave deklaruese tek të gjitha produktet që gjenden në qarkullimin e brendshëm.

Me qëllim të sensibilizimit dhe informimit me kohë si dhe kontribuimit të komunitetit të biznesit në vendimmarrje të gjitha palët në takim u dakorduan që të organizohet edhe një takim i radhës për datën 26.04.2012 .

Lidhur me këtë qështje u parapa qe te organizohet edhe nje takim në Oden Ekonomike të Kosoves javen tjeter me qëllim të  avancimit të dialogimit, partneritetit publiko – privat dhe informimit ku pritet te marrin pjes nje numer më i madhë i biznesmenëve vendor.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)