OEK prezanton benefitet për biznesin pas anëtarësimit në OBT
Prishtinë, 19 qershor - Oda Ekonomike e Kosovës (OEK) do të organizojë sot një konferencë për media për të diskutuar mbi rëndësinë e anëtarësimit te Kosovës ne Organizatën Botërore të Tregtisë (OBT).
Fjala hyrëse do te jete nga Safet Gërxhaliu kryetar i OEK-u i cili do te prezantoje rëndësinë dhe benefitet për komunitetin e biznesit.
Nga ana tjetër znj. Sytrime Dervisholli- drejtore e Departamentit te Tregtisë në MTI, do te njoftoje mbi statusin aktual te Kosovës dhe hapat e ndërmarrë deri me tani ne përafrim te legjislacionit dhe përgatitjes se vendit për aplikim për anëtarësim ne OBT.
Edhe Naim Huruglica, ekspert i fushës, do te diskutoje mbi procedurat dhe hapat qe duhet ndërmarrë për anëtarësim në këtë organizate!