08 Janar 2025

OEK përkrah fuqishëm Doganën në luftimin e kontrabandës

Prishtinë, 6 nëntor - Në vijim të informacioneve mbi angazhimet e suksesshme të Task Forcës për luftimin e kontrabandës në tërë territorin e vendit, me theks të veçantë për mallrat të cilat kalojnë përmes Veriut, Oda Ekonomike e Kosovës (OEK) thekson mbështetjen e plotë për këto aktivitete të suksesshme të institucioneve përkatëse për zbatimin e ligjit, përfshirë Doganat e Kosovës, Administratën Tatimore të Kosovës, Policinë e Kosovës, Prokurorinë e vendit dhe mbështetjen institucionale nga Qeveria e Republikës të Kosovës.

Kryetari i OEK, Safet Gërxhaliu ka thënë së duke besuar në parimet e ekonomisë të tregut të lirë dhe parimin e mbrojtjes së konkurrencës fer në treg, OEK konsideron që trajtimi dhe luftimi i kontrabandës do të ndikojë pozitivisht në zvogëlimin e ekonomisë joformale, që parqet parakusht për integrime evropiane dhe ka ndikime enorme pozitive në përmirësimin e imazhit të vendit dhe rritjen e atraktivitetit për investime të huaja.

Njëherit Oda Ekonomike e Kosovës shpreh gatishmërinë e plotë të komunitetit të biznesit, që përmes komunikimit dhe ngritjes të vetëdijesimit te ndihmojë direkt çdo aktivitet që ka synim luftimin e ekonomisë joformale dhe krimit të organizuar në tërë territorin e vendit.

"Gjithashtu ftojmë bizneset që të jenë bashkëpunuese, sidomos përmes ofrimit të informatave kredibile që mund të identifikojnë çdo aktivitet jo-ligjor që dëmton konkurrencën e lirë në treg", thekson Gërxhaliu.

Gjithashtu ftojmë institucionet dhe bizneset që të shfrytëzojnë Këshillin e përbashkët të sapoformuar, me përbërje të Doganave, Administratës tatimore dhe shoqatave të biznesit dhe të përkrahur nga Ministria e Financave, në drejtim të krijimit të platformave afatgjata që adresojnë në mënyrë të vazhdueshme çështjet e ekonomisë joformale dhe krimit te organizuar në ekonomi.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)