OEK iniciatore e heqjes së barriera burokratike me Kroacinë
Prishtinë, 6 maj - Kryetari i Odes Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu priti sot në takim një delegacion të Odes Ekonomike të Kroacisë, ne krye me drejtoreshën e Përfaqësisë se kësaj Ode në Kosovë, Iliriana Shehu dhe me këtë rast u bisedua për rezultatet e deritashme te bashkëpunimit te dy asociacioneve te biznesit dhe drejtimet e aktivitetit te mëtejshëm.
Gjatë takimit Gërxhaliu i njoftoi mysafiret nga Kroacia lidhur me aktivitetet e OEK-ut në kuadër të bashkëpunimit ndërkombëtare dhe vlerësoi se në bashkëpunim me Oden dhe bizneset nga Kroacia është berë mjaftë, edhe pse, siç vlerësoi ka vend dhe mundësi qe ky bashkëpunim të zgjerohet dhe thellohet.
Kryetari i Odes theksoi se bashkëpunimi duhet te zgjerohet në kuadër te 34 sektorëve të caktuar sa i ka Oda me sektorët e OE të Kroacisë dhe propozoi që të shkohet në bashkëpunim në mes te Odave Rajonale ne kuadër te OEK-ut dhe OE te Kroacisë.
Të dy Odat duhet të janë iniciatorë të heqjes së barriera burokratike për zgjerimin e bashkëpunimit në mes të bizneseve nga dy vendet u konkludua ne takim.
Gjithashtu u përshëndet hapja e aeroportit te Pullës si alternativ për udhëtime te mërgatës shqiptare por edhe te afaristeve. Me këtë rast u theksua nevoja e angazhimit te përbashkët ne promovimin e turizmit dhe bregdetit kroat si destinacion për qytetaret e Kosovës.
U insistua qe te sigurohen kontaktet me të shpeshta si në mes të Odave edhe përfaqësuesve te bizneseve, pjesëmarrja e përbashkët ne tregjet e treta dhe bashkëpunimi ne shfrytëzimin e fondeve të UE.
Kryetari Gërxhaliu pranoi ftesën që OEK-u te merr pjesë në Panairin e Bjellovarit dhe Pullës, në të cilët Oda do të ketë një stendë te veçante.