26 Dhjetor 2024

OEK, Importi me mbishkrimin Kosovo/UNMIK i pa pranuar

Prishtinë, 30 mars - Se provokimet e natyrave të ndryshme nga ana e Serbisë  ndaj Republikes së Kosovës nuk kanë të ndalur dëshmohet nga dita në ditë me shumë.

Këto provokime nuk janë të kufizuara vetëm në ato politike por tentojnë me gjdo kushtë të prekun edhe sferen ekonomike dhe ate përmes eksporteve serbe në Kosovë.

Kohët e fundit, sipas Odës Ekonomike të Kosovës, Doganat e Kosovës dhe institucionet e tjera të Republikës së Kosovës janë duke raportuar importin e një lloji të caktuar të produkteve nga Serbia, në ambalazhin e të cilave shënimi për vendin e destinacionit dhe përfaqesimit shënohet me “ Kosovo/ UNMIK “. Importi i produkteve të cilat përmbajnë këtë  mbishkrim është i papranueshëm dhe në kundërshtim me ligjet në fuqi të Rpublikës së Kosovës.

Prandaj OEK ka apeluar te të gjithë përfaqësuesit kosovarë të kompanive serbe që importojnë nga Serbia të mos pranojn  veprime të tilla të  kundërligjshme në rastet e importit të produkteve me ambalazhin “ Kosovo / UNMIK” .

Praktika të tilla sipas OEK janë kundër interesave të bizneseve dhe zhvillimit  ekonomik të Kosovës dhe kunder promovimit të vlerave të shtetësis Kosovare në këto momente mjaftë sfiduese me të cilat po ballafaqohet vendi ynë.

Po ashtu OEK ka bërë të ditur se nga MTI është informuar se ata do të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme për të parandaluar këto  praktika të importit. Brenda muajit prill 2012, MTI do të fillojë me inspektimin e këtyre produkteve të importuara.

Nëse veprimet e këtyre  importuesve mbesin të njejta, MTI do të ndërmarrë masa për konfiskimin e të gjitha produkteve me ambalazhim “ Kosovo / UNMIK”  sipas procedurave të parapara lig

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)