OEK fton kompanitë gjermane të investojnë në Kosovë
Prishtinë, 3 gusht - Oda Ekonomike e Kosovës (OEK) organizoi sot takimin në mes të përfaqësuesve të komunitetit të biznesit dhe disa kompanive me renome nga Gjermania lidhur me mundësitë e bashkëpunimit dhe investimit në Kosovë.
Kryetari i OEK-ut Safet Gërxhaliu tha se Oda sot është nikoqir i pesë kompanive me te mëdha me renome botërore nga Gjermania të cilat synojnë që përmes MTI-së të marrin informacione bazike lidhur me mundësitë e investimeve ne Kosove.
Kjo është një mundësi qe te promovohen vlerat e Kosovës, te shihet realiteti dhe te dëshmohet e vërteta qe Kosova është shume me e mire nga brenda se sa qe mendohet dhe duket nga jashtë. Pra, është një forme e cila e promovon partneritetin ne Kosove sepse është koha kur duhet te fillojmë te funksionojmë si një sistem dhe si një partneritet i mirëfillte dhe te huajt ta shohin se ne Kosove gjerat janë duke shkuar ne drejtimin e duhur, sidomos tani kur Kosova është aktualizua përmes reciprocitetit me Serbinë dhe me Bosnjën e Hercegovinën, tha kryetari i OEK-ut.
Zëvendëskryeministrja edhe ministrja e tregtisë dhe industrisë, Mimoza Kusari-Lila tha se sot në Kosovë janë sjell disa kompani gjermane te interesuara ne tregun për tu futur në tregun Kosovës, por të cilat gjithashtu kane mundësitë e vendosjes se objekteve te tyre prodhuese nga te cilat pastaj do te mund te ndihmonin Ballkanin perëndimor .
Kjo vizite po vjen ne një moment shume te rëndësishëm edhe për ne si Kosove edhe për ekonominë e Kosovës për arsye se ne kohen kur po ngritën dyshime ose mund te kenë dyshime për te ardhmen e Kosovës pas situatës së krijuar ne po tregojmë se agjenda zhvillimore është agjendë prijëse ne Kosove dhe gjitha vendimet. edhe këto te fundit te Qeverise se Kosovës janë ne funksion te ngritjes se aktualiteti ekonomik dhe partneritetit dhe barazisë se Kosovës me shtetet tjera te rajonit.
Ajo tha se aksionet e fundit te Qeverise ne raport me reciprocitetin po e aktualizojnë sektorin ekonomik ne veçanti atë prodhues dhe shprehu besimin se shume shpejt, duke u bazuar në trendët pozitive te cilat janë duke u raportuar javëve te fundit nga ana e kompanive prodhuese do te mund te krijohet një sektor i cili është baze i zhvillimit ekonomik dhe ehte baze e krijimit te vendeve te reja te punës .
Kryetari i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, Lekë Musa përkrahu iniciativën dhe vendosmërinë e Qeverise se Kosovës për te mbrojtur prodhuesit vendor, për te mbrojtur tregun e Kosovës dhe është një gjë e domosdoshme .
Me duhet te konstatoj gjithashtu se efektet pozitive nga këto masa tani me shihen siç keni mundur edhe ju vete ti vëreni ka indikacione se prodhimi vendor ka filluar te rritet dhe se kërkesa për prodhime vendore është shtuar në masën deri 10 për qind. Gjithashtu kemi edhe sinjale te cilat vijnë prej komunitetit te investitorëve te huaj te cilët dëshirojnë te konsiderojnë Kosovën edhe një vend prej nga mund te behet biznes dhe te rieksportohet ne vende te tjera.