OEK e USAID lansuan udhëzuesin online të tregtisë ndërkombëtare
Prishtinë, 4 mars - Oda Ekonomike e Kosovës dhe USAID kanë lansuar sot Udhëzuesit për Tregti Ndërkombëtare në Internet i cili bene të mundur qe në një vend, përmes internetit të sigurohen të gjitha informatat e nevojshme për aktivitetet ndërkombëtare të biznesit.
Me ketë rast kryetari i Odes, Safet Gërxhaliu ka theksuar se ngjarja e sotme dëshmon për të satën herë përkushtimin e Odës Ekonomike të Kosovës për të shtyrë lart në agjendë çështjet me interes vital për vendin, si dhe zhvillimin ekonomik dhe social.
Sot është një ditë e rëndësishme për ne sepse po e dëshmojmë se në Partneritet me USAID-in dhe ndihmuar nga populli Amerikan jemi duke e orientuar agjendën qartë drejt zhvillimit ekonomik si garanci e stabilitetit politik , social si dhe promovimin e vlerave të ndërmarresise vendore.\"
\"E bëjmë këtë duke promovuar një partneritet të fuqishëm me USAID-in, ku sot për herë të parë në Kosovë bëhet lansimi i Udhëzuesit për Tregtinë Ndërkombëtare në internet në tri gjuhë
Gërxhaliu tha se ndoshta në shikim të parë duket një hap i vogël por është një hap substancial për ardhmërinë e Kosovës dhe të gjithë atyre që jetojnë dhe veprojnë ekonomikisht në Kosovë.
Ky udhëzues ka rendësi të shumëfishte pozitive në rend të parë ka karakter edukativ, në rend të dytë ka karakter të ndërmarrësisë dhe mbi të gjitha ka karakter të përmirësimit të imazhit të Kosovës përmes një hapi të rëndësishëm drejtë internacionalizimit të ndërmarrësisë Kosovare dhe lehtësimit të eksportit, tha kreu i MZHE-së.
Ai theksois e ky Udhëzues është në interes të madh për ekonominë Kosovare në veçanti për NVM - të, për gratë në biznes, për start-up qendrat e të rinjve, për të gjitha minoritetet që jetojnë në Kosovë, për diasporën vendore kudo që ndodhet dhe në të njëjtën kohë një udhëzues që do të jetë në funksion të informimit të investitorëve të huaj që falë informatave nga ky Udhëzues të shtohet interesimi i tyre për investime në Kosovë. Të gjitha këto i duhen Kosovës sot por nesër edhe më shumë.
Me kete rast ai theksoi se ky kontribut i USAID-it përmes projektit BEEP në partneritet me OEK-un është edhe një dëshmi e gatishmërisë së popullit Amerikan që ta vulosë të që nurit e Republikës së Kosovës edhe me vulën e zhvillimit ekonomik si garanci e qëndrueshmërisë dhe ardhmërisë së saj.
Cuneyd Ustaibo- Zëvendës ministër i tregëtisë dhe industrisë pergezoi Programin e USAID it per Permiresimin e Mjedisit Afarist (BEEP) per punen e tyre te madhe te bere ne pergatitjen e Udhezuesit per Tregti Nderkombetare ne Internet (UNT) qe eshte i pari i ketij lloji ne Kosove dhe me qasje publike per te gjithe shfrytezuesit.
Rritja e shkembimeve tregtare me partneret tane regjional dhe nderkombetar eshte kritike per zhvillimin ekonomik te Kosoves dhe sigurimin e prosperitetit social .Udhezuesi per Tregti nderkombetare qe po prezantohet sot nje dokument voluminoz me infromata shume te çmuara per te gjithe ata qe jane te interesuar qe te perfshihen ne transaksionet tregtare apo komerciale ,ofron shpjegime rreth asaj se cilat jane hapat e domosdoshem qe dueht ndejkur per te importuar dhe per te eksportuar nga Kosova. Tani me kete dokument bizneset mund ti kuptojne me lehte edhe ti permbushin me shpejt obligimet qe dalin nga transaksionet tregtare, tha Ustaibo.
Maureen A.Shauket drejtoreshe e misionit te USAD-it në Kosvoë vlerësoi se tregtia eshte motori i cili e shtyn ekonomine dhe zhvillimin ekonomik.
Ky udhezues permban te gjitha informacionet e detajura, nete do te kete qasje i tere publikun vendor dhe nderkombetar dhe eshte shume i lehte per tu përdorur dhe permban te dhena per procedurat e bankave doganave, ne zgjidhjen e problemeve, zgjedhjen e mosmarrëveshjeve si dhe eksportin dhe importi ne mallrave e gjithe kjo eshte per te pasur nje biznes transparent ne Kosove, tha zonja Shauket .
Ajo falënderoi te gjithë qe ishin pjese e ketij grupi punues i cili ka punuar ne implementimin e projektit .
Naim Huruglica,Drejtor i Doganave te Kosoves tha se pjesëmarrja e një n umri kaq të madhë të përfaqësuesve të biznesit e bënë te ndihet shume mire dhe tregon se eshte kuptuar drejt ajo se cka po bejme sot.
Promovimi i ketij udhezuesi kesaj ueb faqe e cila per here te pare po e them ne menyre pak me te organizuar do te jep nje ndihmes te jashtzakonshme per punen qe ju e beni cdo dite dhe me sfidat me te cilat balalfaqoheni ne kufi apo kudo tjeter ne rast te eksportit dhe importit , tha drejtori i Doganave të Kosovës.