22 Dhjetor 2024

OEK dhe OEAK shpërblejnë taksapaguesit e vitit

Prishtinë, 1 korrik - Sot, Oda Ekonomike e Kosovës (OEK) në bashkëpunim me Odën Ekonomike Amerikane në Kosovë (OEAK), Administratën Tatimore të Kosovës dhe Doganat e Kosovës, organizon ceremoninë, gjatë së cilës shpërblehen dhe vlerësohen taksapaguesit e vitit të komunitetit të biznesit në Kosovë.

Qëllimi i këtij organizimi është që përmes këtij aktiviteti të shpërblehën kontribuuesit më të mëdhenj të Buxhetit të Kosovës.

Po ashtu me këtë synohet të rritet vetëdija dhe ndërgjegja e komunitetit të biznesit të vendit tonë rreth obligimeve të tyre fiskale ndaj shtetit.

Njëkohësisht më këtë synohet që taksapaguesi të ofrohet me afër më Administratën Tatimore , të inkurajohen taksapaguesit që të vazhdojnë t’i kryejnë obligimet e tyre, si dhe të prezantohen para opinionit të gjerë publik se nga vijnë të ardhurat e Buxhetit të  Kosovës. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)