OEK apelon për marrjen e certifikatës se origjinës për Zvicër dhe Norvegji
Prishtinë, 24 maj - Oda Ekonomike e Kosovës, fton të gjitha kompanitë kosovare prodhues/eksportuese që eksportojnë mallra me origjinë të Kosovës në Zvicër dhe Norvegji dhe dëshirojnë të përfitojnë nga skema e Sistemit Gjeneral të Preferencave, të plotësojnë formularin i cili gjendet si informatë në web faqen e Doganës së Kosovës dhe të njëjtën të paraqesin pranë sektorit të Origjinës, në zyrat e Doganës së Kosovës në Prishtinë në mënyrë që të regjistrohen në sistem.
OEK thekson se pas regjistrimit prodhuesit dhe eksportuesit vendor do ta marrin numrin e regjistrimit të cilin duhet ta vendosni tek deklarimi fatural.
Ky sistem sipas OEK u mundëson eksportuesve kosovar që eksportojnë mallra në Zvicër dhe Norvegji që të regjistrohen nga Dogana e Kosovës në këtë sistem dhe pastaj të kenë mundësi që për mallrat që i prodhojnë dhe eksportojnë në këto vende dy të lëshojnë vetë deklaratë faturë mbi origjinën pa pasur nevojë të pajisen me FORMA A.
Afati i fundit për aplikim është 30 Qershor 2018. Pas kësaj date, kompanitë kosovare eksportuese në këto vende, nëse nuk janë të regjistruara në sistem do ti nënshtrohen taksës doganore nga Zvicrra dhe Norvegjia.
"Vlenë të theksohet që deri me tani, një numër shumë i vogël i kompanive janë regjistruar, mirëpo mundësitë për zgjërim të numrit dhe përfitim janë shumë më të mëdha."
"Andaj, me qëllim lehtësimin e tregtisë dhe mbështetjes për prodhuesit/eksportuesit tonë vendor dhe eliminimit të taksës doganore nga këto dy shtete, ju bëjmë apel të plotësohet formulari për regjistrim, me qëllim të hapjes së një përspektive të re për rritje të eksporteve dhe përmirësim të bilancit të pagesave", thekson OEK.