27 Dhjetor 2024

OECD: Kina radhitet e dyta në botë për investimet e huaja

Pekin, 11 shtator - Kina renditet e dyta në botë për investimet e huaja direkte, thotë "Raporti Botëror i Investimeve, 2012", i Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD).

Ambasadori i Kinës në Organizatën Botërore të Tregtisë Sun Zhenyu, thekson se vitet e fundit kompanitë kineze po bëhen pjesëmarrëse të rëndësishme në investimet ndërkombëtare.

"Në vitet 2010 dhe 2011, Kina ka përdorur mbi 100 miliardë dollarë nga investimet e huaja, duke u radhitur në vendin e parë mes vendeve në zhvillim, dhe në vendin e dytë në botë", tha Sun.

Njëkohësisht, raporti i OECD-së nënvizon faktin se aktualisht investimet ndërkombëtare kanë tejkaluar nivelin para krizës financiare, por përsëri shpejtësia e rritjes mund të ngadalësohet këtë vit. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)