Odat amerikane premtojn promovimin e tregtisë së lirë
Prishtinë, 30 maj - Për herë të dytë, kësaj radhe e organizuar nga Oda Ekonomike Amerikane dhe mështetur dhe Agjencia për Mbështetjen e Ndërmarrjeve dhe Investimeve në Kosovë (KIESA), u mbajt Konferenca e dytë Rajonale e Odave Amerikane të shteteve perëndimore të Ballkanit, ku pjesëmarrëse ishin: Oda Amerikane nga Shqipëria, Oda Amerikane nga Maqedonia, Oda Amerikane nga Mali i Zi dhe Oda Amerikane nga Serbia.
Drejtori Ekzekutiv i Odës Amerikane në Kosovë, Arian Zeka, në fjalën e tij hyrëse tha se sfidat ekonomike të viteve të fundit që kapluan rajonin, si rënia e shkallës së investimeve të huaja direkte dhe rritja e shkallës së papunësisë, çoi deri te kërkesa dhe nevoja për bashkëpunim rajonal në shumë fusha ekonomike.
Kështu që, përmes takimeve të tilla, me krenari mund të them që jemi në rrugë të mirë drejt krijimit të një strategjie për arritjen e synimit kryesor të përbashkët-zhvillimin , fuqizimin e tregut dhe rritjen e konkurrueshmërisë që kontribuon direkt në performancën ekonomike shtoi z. Zeka.
Ambasadorja Amerikane në Kosovë, Znj. Tracey Ann Jacobson në fjalën e saj hyrëse falenderoi të gjithë pjesëmarrësit, veçanërisht Odën Amerikane në Kosovë për organizimin e Konferencës së dytë rajonale dhe katër odat tjera të rajonit, duke thënë se janë shembull për të tjerët duke organizuar takime të tilla, shkëmbyer ide dhe praktikat më të mira.
Ambasadorja i sheh konferencat e tilla thelbësore për zhvillim të hovshëm ekonomik. Përveç kësaj, Ambasadorja Jacobson theksoi se një zhvillim I qëndrueshëm ekonomik rezulton nga sektori privat dhe ndërmarrjet e vogla dhe të mesme janë motorri i krijimit të vendeve të reja të punës.
Ndërsa, Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bernard Nikaj, duke vlerësuar Odën Amerikane për konferecën e organizuar, Ministri Nikaj shpresoi që organizime të tilla të barten nga niveli i Odave Amerikane në nivelin institucional shtetëror.
Bashkëpunimi ekonomik dhe tregtar ndërmjet shteteve të rajonit, zhvillimi i një ekonomie të lirë ndërmjet tyre kështu duke u rritur çasja e prodhuesve në tregjet rajonale e njëkohësisht dhe fuqizimi i sektorit privat në rajon, u konsideruan faktorë thelbësor në përshpejtimin e ritmit të zhvillimit ekonomik.
Drejtorët Ekzekutiv, Presidentët e Bordeve të Guvernatorëve, Zyrtarët Ekonomik dhe Komercial të Ambasadave në vendet e rajonit të pranishëm në konferencë, u shprehën të përkushtuar për të punuar drejt promovimit të tregtisë së lirë ndërmjet vendeve të rajonit, kështu duke bashkëpunuar sa më fuqishëm me partnerët e tyre tregtarë rajonal në mënyrë që mundësitë për progres ekonomik të shtohen.