OBT rrit parashikimin e rritjes së tregtisë globale në 3.6 për qind
Gjenevë, 22 shtator - Organizata Botërore e Tregtisë ka ngritur parashikimin e rritjes së tregtisë globale nga 2.4 për qind në 3.6 për qind, duke marrë para sysh ndikimin e rritjes së madhe të ekonomisë së Kinës në gjashtëmujorin e parë të këtij viti dhe zhvillimin e tregtisë së importit e të eksportit.
Organizata u shpreh se në gjashtëmujorin e parë të këtij viti, për shkak të rritjes së madhe të ekonomisë së disa vendeve të mëdha tregtare e sidomos të Kinës, tregtia globale është rritur me 4.2 për qind në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Në gjashtëmujorin e parë të këtij viti, tregtia e rajonit aziatik ka shënuar rritjen më të lartë. Organizata Botërore e Tregtisë vuri në dukje se mjedisi monetar i rajonit aziatik është përmirësuar dhe tani paraqitet i qëndrueshëm. Kjo ka shtuar dhe besimin e ndërmarrjeve dhe të konsumatorëve.
Drejtori i Përgjithshëm i OBT-së, Roberto Azevedo, paralajmëroi se pavarësisht lajmit të mirëpritur për përmirësimin e tregtisë, mbeten aktive rreziqe që mund të minojë rimëkëmbjen ekonomike e tregtare të botës.
Organizata Botërore e Tregtisë parashikoi në të njëjtën kohë se nga ndikimi i disa faktorëve, siç është ngushtimi i politikave monetare të ekonomive të zhvilluara, në vitin 2018 rritja e tregtisë globale do të ulet deri afro 3.2 për qind.