OBT rishikon politikën tregtare të Kinës

Gjenevë, 22 korrik - Organizata Botërore e Tregtisë (OBT) ka nisur në Gjenevë një rishikim të rregullt ndaj politikës tregtare të Kinës.
Anëtarët e OBT-së do të shqyrtojnë politikën e tregtisë dhe praktikat e dy viteve të fundit.
Wang Shouwen, kreu i delegacionit kinez dhe zv.ministri kinez i Tregtisë, i njohu përfaqësuesit e tregtisë me zhvillimin ekonomik të Kinës, duke nënvizuar se Kina i ka përmbushur gjithnjë detyrat e saj si një anëtare e OBT-së.
Wang tha se Kina do të mbetet e angazhuar në këtë rol për të nxitur zhvillimin shumëpalësh brenda OBT-së.
Kina, anëtare e OBT-së që prej vitit 2001, është subjekt i kytyre rishikimeve çdo dy vjet për shkak të madhësisë së ekonomisë së saj. (