OBT kërkon reformë në sistemin monetar ndërkombëtar
Gjenevë, 9 tetor - Drejtori i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Tregtisë, Paskal Lami, i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar për bashkëpunim dhe të nxitin reformën në sistemin monetar ndërkombëtar për t\'u përshtatur me kërkesat e zhvillimit të tregtisë dhe të investimeve në rang global.
Lami tha në një konferencë të organizuar nga Banka Deutsche në Gjermani se interesat e ekonomive të ndryshme botërore janë të ndërthurura me njëra-tjetrën.
Çdo vend duhet të bëjë një politikë monetare duke konsideruar jo vetëm interesat e veta por edhe në rang ndërkombëtar, pasi e kundërta e kësaj mund të cojë në konflikte. Bashkëpunimi efektiv ndërkombëtar mundëson që sistemi monetar ndërkombëtar të jetë i arsyeshëm.
Ai i bëri thirrje grupit të 20 vendeve të bëjnë progres në reformat në sistemin monetar ndërkombëtar. Për këtë do të organizohet edhe një takim në muajin e ardhshëm në Kanë të Francës.