OBT-ja është e gatshme për dialog me qeverinë e re amerikane
Gjenevë, 25 nëntor - Drejtori i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Tregtisë (OBT) Roberto Azavedo deklaroi se nuk ka të dhëna se qeveria e re e SHBA-së do të tërhiqet nga drejtimi i organizatës më të madhe të tregtisë në botë, duke shprehur besimin se edhe pas inaugurimit të presidentit të zgjedhur Trump do të vazhdojë bashkëpunimi dypalësh.
Në konferencën për shtyp në Gjenevë Roberto Azevedo tha se OBT-ja është e gatshme për dialog me qeverinë e re amerikane, për të thelluar bashkëpunimin dypalësh.
Sipas Azavedos ndonëse politika e qeverisë së re amerikane mbetet për t\'u parë, SHBA-ja e konsideron OBT-në si një partner të rëndësishëm dhe nuk është i lehtë zëvendësimi i saj me mekanizma të tjera.