OBT, gjykohen mosmarrëveshjet e Kinës e SHBA-së për automjetet

Nju Jork, 25 tetor - SHBA-ja dhe Kina do të kenë një tjetër përballje në Organizatën Botërore të Tregtisë, kësaj here për automjetet. Organizata vendosi të krijojë një grup ekspertësh për të gjykuar masat anti-dumping dhe anti-kuotës të vendosura nga Kina për automjetet e prodhuar nga SHBA-ja.
Autoritetet amerikane deklaruan se hetimi i Kinës ka mangësi procesi dhe nuk ka fakte, ndërsa pretendojnë se janë shkelur rregullat përkatëse të OBT-së.
Pala kineze tha se prodhimet amerikane kanë dëmtuar industrinë e vendit, ndërsa masat përputhen me rregullat e OBT-së.