OBT: G20-a duhet të miratojë Marrëveshjen e Lehtësimit Tregtar

Gjenevë, 2 shtator - Kreu i Organizatës Botërore të Tregtisë thotë se këtë vit delegatët në samitin e G20-s do ta ngrenë diskutimin mbi tregtinë në të njëjtin nivel me politikat fiskale dhe financiare.
Roberto Azevêdo thotë se puna përgatitore para samitit të Hangzhou-t i ka hapur rrugë ratifikimit Marrëveshjes së Lehtësimit Tregtar.
\"Ajo që vërejmë është se ndikimi i Marrëveshjes së Lehtësimit Tregtar do të jetë më i madh nëse do të eliminonim të gjitha tarifat që ekzaltojnë sot në botë. Të gjitha ato.\"
Azevêdo thotë se ratifikimi i marrëveshjes do të ulte çmimin e mallrave dhe do të lehtësonte shpërndarjen.
Ministrat e Tregtisë të G20-s kanë rënë dakord ta ratifikojnë marrëveshjen në fund të këtij viti. Por që marrëveshja të bëhet zyrtare ajo duhet të ratifikohet nga të paktën 110 vende anëtare të OBT-së nga 162 gjithsej.
Në prag të samitit të Hangzhou-t, Organizata Botërore e Tregtisë publikoi të dhënat e ecurisë ekonomike botërore në vitin 2015, si dhe parashikimin për dy vitet e ardhshëm.
OBT-ja parashikon se tregtia botërore do të rritet me 2.8 për qind ashtu si dhe në vitin 2015. Nëse do të vazhdojë kjo prirje, viti 2016 do të jetë i treti radhazi në të cilin tregtia globale rritet nën 3 për qind.