OBT: Eksporti në botë do rritet me 27 për qind
Vjenë, 4 qershor - Eksporti në botë është rritur me 27 për qind për një vit, kryesisht falë kërkesës së madhe në Azi dhe të çmimeve të lëndëve të para, bëri të ditur Organizata Botërore e Tregtisë (OBT).
Eksporti po ashtu shënoi rritje prej 24 për qind, shtohet në deklaratën e publikuar në faqen e OBT-së në internet. Në përgjithësi, shkëmbimi tregtar gjatë tre muajve të fundit është rritur me 25 për qind.
Pas vitit të errët 2009, kur rritja e tregtisë botërore u ul me 12.2 për qind, OBT pa dritë në fund të tunelit për vitin 2010. OBT parashikon edhe rritjen e tregtisë për 9.5 për qind.
Megjithatë, duhet pritur deri në fund të vitit 2011 që të tejkalohet kriza e aktivitetit tregtar të vitit 2008, dhe nëse qëndrojnë parashikimet e fundit të Organizatës Botërore të Tregtisë të bërë nga fundi i muajit të kaluar.