23 Dhjetor 2024

OBT anulon takimet deri më 20 mars për shkak të koronavirusit

Gjenevë, 11 mars - Organizata Botërore e Tregtisë (OBT) të martën tha se anulon të gjitha takimet deri më 20 mars pasi një prej punonjësve të saj u diagnostikua me koronavirusin e ri.

Sipas korrespondentit të AA-së, drejtori i përgjithshëm i OBT-së, Roberto Azevedo dërgoi një njoftim në zyrën e tij të përfaqësuesve në Gjenevë, duke i informuar për lajmet dhe duke theksuar se punonjësi po vendoset në izolim shtëpiak.

Në njoftim thuhet se situata është duke u monitoruar nga afër dhe të gjithë punonjësit e OBT-së janë në dijeni të kësaj.

Ndërkohë, të gjitha takimet e Organizatës Botërore të Pronës Intelektuale (OBPI) dhe Konferencës së Kombeve të Bashkuara për Tregti dhe Zhvillim (UNCTAD) janë anuluar gjatë muajve mars dhe prill.

Gjithashtu, të gjitha ngjarjet anësore, përfshirë panelet dhe konferencat brenda sesionit të 43-të të Këshillit të të Drejtave të Njeriut në Zyrën e OKB-së në Gjenevë u anuluan javën e kaluar.

Për më tepër, Zyra e OKB-së në Gjenevë është e mbyllur për vizitorët.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)