23 Dhjetor 2024

Obama, thirrje për pakësimin e importeve amerikane të naftës

Washington, 31 mars - Presidenti Barak Obama ka bërë thirrje për pakësimin e 1/3 së importeve amerikane të naftës nga viti 2005, ndërkohë që ai kërkon pakësimin e varësisë së vendit nga burimet e huaja të energjisë.

Në një fjalim të mbajtur në Washington, presidenti Obama ka thënë se nuk ka zgjidhje të shpejtë për rritjen e çmimit të karburantit dhe se Shtetet e Bashkuara duhet të rrisin pavarësinë energjetike për t’u bërë më të sigurt.

Ai ka thënë se është e sigurt se kërkesat globale për energjinë do të rriten më shpejtë se sa furnizimet, ndërkohë që Kina dhe India po rriten dhe dy miljardë njerëzit e këtyre vendeve do të konsumojnë më shumë mallra, do të shfrytëzojnë më shumë makina dhe energji.

Ai ka thënë se kur u zgjodh president, Shtetet e Bashkuara importonin 11 milionë fuçi nafte në ditë. Presidenti Obama tha se synimi i tij është pakësimi i kësaj shifre me një të tretën në pak më shumë se një dekad.

Ai bëri thirrje që Shtetet e Bashkuara të nxjerrin naftë nga burimet e tyre dhe të prodhojnë më shumë karburant, të gjejnë alternative më të pastra për prodhimin e karburantit dhe të prodhojnë makina dhe kamiona më efeçient.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)