Obama: SHBA mund ta pakësojnë varësinë tek nafta e huaj
Washington, 3 mars - Presidenti Barak Obama thotë se Shtetet e Bashkuara mund ta pakësojë varësinë tek nafta e importuar, deri me një të tretën e importit aktual, brenda vitit 2025.
Në fjalimin e tij të përjavshëm në radio, zoti Obama tha se përdorimi i burimeve energjitike më të pastra do të ndihmojë në stabilizimin e çmimeve të naftës.
Po ashtu presidenti ka bërë thirrje për një energji më të sigurtë në të ardhmen, duke kërkuar rritet shrytëzimi i burimeve të naftës në Shtetet e Bashkuara.
Presidenti tha se Amerika duhet të prodhojë më shumë automjete që përdorin më pak karburant.
Ai tha në fjalimin e tij të përjavshëm se pakësimi i importeve të naftës nga jashtë, po ashtu do të pakësonte ndotjen e mjedisit.