22 Dhjetor 2024

Obama: Kina të mos mbështetet tek eksportet

Seul, 15 nëntor - Janë thelluar të çarat mes qeverive të ndryshme të G20-s, vendeve më të industrializuara të botës, të çara dhe kontradikta këto që dolën në pah në takimin e fundit të liderëve të këtyre vendeve në Seul të Koresë së Jugut.

Këto kontradikta janë shfaqur edhe njëherë në takimin e djeshëm të vendeve të Azi-Paqësorit, me në të cilin merrnin pjesë edhe përfaqësuesit më të lartë të Uashingtonit dhe të Kinës. Këta kanë vazhduar që të mbajnë pozicionet e tyre në lidhje me tregtinë dhe monedhat.

Presidenti amerikan, Obama, në këtë takim paralajmëroi vende si Kina, që të mos e varnin shumë shpresën në eksportimin e mallrave, ndërsa Presidenti i Kinës, Hu Jintao, ritheksoi angazhimin e Pekinit për një reformë graduale të regjimit të tij të shkëmbimit të monedhës.

“Një nga mësimet e rëndësishme që janë nxjerrë gjatë krizës ekonomike na ka mësuar kufizimet e varësisë sonë ndaj konsumatorëve amerikanë dhe eksporteve aziatike në lidhje me rritjen ekonomike”, ka deklaruar Obama në forum.

“Ecja përpara nuk duhet që të nënkuptojë për vende të ndryshme se duhet të bazohet thelbësisht në eksportet me Amerikën”, ka vazhduar Obama.

Këtë fjalim ai e bëri edhe në mbyllje të turneut të tij 10-ditor në Azi, të cilin e ndërmori për të krijuar me vendet e rajonit një klimë të re bashkëpunimi, kryesisht në fushën ekonomike. Gjatë këtij takimi Obama ka takuar disa nga faktorët më të fuqishëm politikë dhe financiarë të kontinentit.

Shtetet e Bashkuara dhe Kina fajësojnë njëra-tjetrën në lidhje me dëmet që i shkaktojnë tregtisë ndërkombëtare. Uashingtoni është kundër jenit të zhvleftësuar, që sipas tij i jep Kinës avantazhe në eksportimin e mallrave.

Pekini nga ana e tij argumenton se banka qendrore amerikane, Rezerva Federale, po ndërmerr një politikë që ka për synim të dobësojë dollarin amerikan dhe të rrisë eksportet.

Hu e mori fjalën në podiumin e konferencës menjëherë pas Obamës dhe deklaroi se biznesmenët në Kinë donin që të shtrinin kërkesën për rritje ekonomike dhe deklaroi gjithashtu se do të reformonte monedhën e vendit, sikurse e kishte premtuar.

Këshilltari i Obamës për çështjet e sigurisë kombëtare, Tom Donilon, në një konferencë të mëvonshme për shtyp deklaroi se Kina duhet që të tregonte progres në reformimin e monedhës dhe duhet të bënte hapa konkretë deri në vizitën e Presidentit të saj në Uashington, e planifikuar për janarin e ardhshëm.

Obama dhe Hu iu bashkuan liderëve të vendeve të tjera që merrnin pjesë në këtë konferencë në lidhje me fokusimin te politikat që kanë të bëjnë me rritjen e balancuar ekonomike dhe ndërmarrjen e hapave konkretë drejt krijimit të një zone të gjerë të tregtisë së lirë në një rajon si Azia, që karakterizohet për rritjen shumë të madhe dhe të shpejtë ekonomike.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)